E hënë, 26 Shtator, 2022

Pse ndodh shikimi i turbullt në shtatzëni: Si të kuptoni kur duhet të kërkoni ndihmë te mjeku

- Advertisement -

Ndryshimet në sy gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojnë turbullim të shikimit.


Meqenëse trupi përmban lëngje të tepërta, shtresa e jashtme e syrit (kornea) bëhet pak më e trashë.

- Advertisement -

Ky ndryshim spikat më tepër në javën e dhjetë të shtatzënisë dhe mund të vazhdoni ta ndieni edhe gjashtë javë pas lindjes së foshnjës.

Gjithashtu, gjatë shtatzënisë ulet presioni i lëngut brenda kokërdhokut të syrit (tensioni i syrit).

Duke u kombinuar së bashku, këto ndryshime mund të shkaktojnë turbullime në shikim. Në rast se mbani lente kontakti, sidomos me numër të madh, këto ndryshime mund të shkaktojnë shqetësime dhe parehati.

- Advertisement -

Parandalimi dhe kujdesi: nëse lentet e kontaktit ju bezdisin, mund të mbani edhe syze. Nuk është e nevojshme që gjatë shtatzënisë të ndryshoni numrin e lenteve, sepse pas lindjes, shikimi do të kthehet në gjendjen e tij normale.

Kur të kërkoni ndihmë mjekësore Nëse shikimi ju turbullohet papandehur, është mirë që të bëni një kontroll.

Kjo gjendje është veçanërisht kritike nëse vuani nga diabeti. Bisedoni me mjekun për të përcaktuar një program kontrolli për të mbikëqyrur nivelin e sheqerit në gjak dhe veç kësaj, mund ta pyesni për çdolloj problemi që mund të keni me shikimin.

- Advertisement -

Turbullimi i shikimit mund të lidhet edhe me pre-eklampsinë, një sëmundje që rrit tensionin e syrit.

Bisedoni me mjekun nëse vëreni një ndryshim të papritur në shikim, nëse shihni shumë turbullt ose nëse vëreni njolla përpara jush.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...