E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Pse mësueset nuk duhet të veshin minifunde

- Advertisement -

Një pjesë e mirë e institucioneve arsimore janë shndërruar në skena të modës apo trup-ekspozimit, gjë që të rinjët i largon nga objektivi i vërtetë, pasurimi me dituri…

Minifunde, veshje provokative dhe mungesë e kodit të veshjeve janë tema që u hapën në opinionin publik me fillimin e vitit shkollor. Sezoni veror i modës duket të jetë bartur në shkolla, gjë që hap dilemën nëse duhet institucionet të kenë kodin e veshjes për të punësuarit, ndërkohë që i njëjti ekziton për nxënësit.

- Advertisement -

Profesorët, studentët dhe ekpertët thonë se një rreguëll në veshjen e profesorëve e arsimtarëve do të ndikojë në përmirësimin e imazhit të punonjësve në arsim. Ndërkohë, institucionet përkatëse thonë se nuk kanë menduar në këtë drejtim por se “do të shqyrtojnë mundësinë e sjelljes së kodit të veshjes në institucionet arsimore”.

Veshje provokative nga profesoreshat

Profesori universitar pranë Universitetit Shetëror të Tetovës (USHT), Ymer Ismaili, vlerëson që një dukuri e këtillë është si pasojë e varfërisë shpirtërore që profesorët tonë karakterizohen. Sipas Ismailit profesorët apo profesoreshat tona kanë mungesa të mëdha në profesionin e tyre si mësimdhënës dhe pamja e jashtme është diçka dytësore në këtë rast.

- Advertisement -

 

“Ato profesoresha që theksojnë pamjen e jashtme fizike dëshirojnë ta fshehin apo ta harojn varfërinë e tyre shpirtërore dhe profesionale. Kjo tregon se ne po meremi me një problem që është tërësisht dytësorë sepse po mënjanojmë temën që është primare, pra kualiteti i kuadrit arsimor”,thotë Ismaili për Inbox7.

Ali Pajaziti, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (UEJ), vlerëson që mësimdhënësit janë epiqendra e procesit arsimor, andaj ata duhet të jenë model, shembull, për nxënësin dhe studentin si në veshje ashtu edhe në sjellje.

- Advertisement -

Sipas Pajazitit, fatkeqësisht kohët e fundit institucionet edukative janë shndërruar në një vend ku gërshetohen disa veçori jo të hijshme për vatrat arsimore.

“Kohëve të fundit edhe shkolla është shndërruar në një ambient të fenomenit të kulturës masovike që mes tjerash si një nga veçoritë e ka edhe hedonizmin e tërbuar (rampant hedonism), shfrenimin e pakontrolluar në pasionet e llojeve të ndryshme (James F. Harris), seksualizmin apo marketizimin e trupit, në veçanti të atij femëror që vërehet në fundet e shkurtra, dekoltetë e hapura, pantallonat me bel të ulët, veshjet transparente etj.”

Nevoja për një kod specifik

Është shqetësim i madh që një lloj i kulturës së tillë ka depërtuar jo vetëm te pala që nxënësve të mitur, (juvenilie), por edhe te dijeofruesit, pra mësimdhënësit, të çilët kulturizimin e brezave e kanë mision, shtoi Pajaziti.

Studenti Blerim Muharremi, ish-nxënës në Gjimnazin e Tetovës, thotë për Inbox7 se a ka vërejtur profesoresha të veshura në formë jo adekuate për një institucion arsimor.Një dukuri e tillë është shumë e njohur për të sepse i ka ndodhur shpesh të vërejë profesoresha të veshura jo si një mësim dhënëse.

“Mendoj që nëpërmjet veshjes një profesoreshë transmeton një mesazh, i cili në asnjë mënyrë s’duhet të jetë vulgar por nëpërmjet saj,profesoresha duhet të shfaqë seriozitet dhe model dije tek nxënësit”,spjegon Muharremi.

Sipas Muharemit, ekziston një kod specifik i veshjes të cilin një profesoreshë duhet ta respektoj. “Edhe pse ka një kod veshjeje, nuk do të thotë se një gjë e tillë gjithmonë respektohet sikurse ndodh edhe në gjimnazin e Tetovës ku profesoreshat vishen shkurt dhe në mënyrë provokative të cilat e prishin disi imazhin e një profesoreshe të vërtetë”.

A do të ishin uniformat shkollore zgjedhje për këtë problem? Sikur të vendoheshin gjobat për mësim dhënësit që nuk respektojnë kodin e veshjeve a do të ishte funksionale një gjë e tillë?

Ekspertja për politikë edukative Ana Miçkovska- Raleva thekson për Inbox7 që ajo personalisht nuk është përkrahëse e uniformave sepse në atë mënyrë nxënësit nuk do ti jepet hapësirë e mjaftueshme individuale për ta shprehur vetveten.

“Nuk jam përkrahëse e uniformave në shkolla (vetëm nëse nxënësit insistojnë ashtu), sepse mendoj që në këtë mënyrë nuk ngelet hapësirë e mjaftueshëm që individi i nxënësit të shprehet. Gjithashtu, uniformat jo çdoherë mundësojnë mbulesë të dallimeve sociale mes nxënësve”, shprehet Raleva.

Masa disiplinore për shkelësit e kodit

Sipas Pajazitit në këtë drejtim institucionet duhet të marrin masat e duhura etike, së pari duke aprovuar kodekse etike, më pas edhe ato disiplinore, për t’ua bërë me dije se njerëzit kanë privatësinë e vet, por ama duhet që të reflektojnë edhe moralisht para kolegëve dhe klientelës.

“Duhet t’u tregohet se vendi i punës është i shenjtë dhe jo skenë sfilatash të modës e as sekuenca të filmave të Hollyëoodit apo të serialeve të ndryshme ku turbulencat e dashuriçkave janë temë kryesore. Në këtë drejtim duhet të ndihmojë edhe pjesa tjetër e shoqërisë, mjedisi familjar, entitetet referenciale… Edhe media duhet të jenë më të kujdesshme, pra të mos masivizohet paparazzi dhe magazinë kultura që promovojnë një hedonizëm të skajshëm e seksualizmi viziv”,spikat Pajaziti.

Ndërsa profesori Ymer Ismaili vlerëson që pamja e jashtme jep një mesazh se kush jemi dhe si duam të përceptohemi në shoqëri. Sipas Ismailit pavarësisht se një gjë e këtillë është me shumë rëndësi, ne duhet ti kushtojmë vëmendje kodit etik profesional në punën që bëjnë profesorët tonë.

“Këta njerëz që punojnë dhe në një farë mënyre ndërtojnë trurin e të rinjve.Se sa janë në gjendje profesionale për ta bërë këtë pune duhet të jetë çështja primare ku ne duhet të fokusohemi”.

Deri më sot nuk është raportuar për masa disiplinore apo dënime në të holla për shkak të veshjeve jo adekuate të personelit edukativ në Maqedoni.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesori Smajljaj: Nëse sindikalistët lëshojnë pe dëshmojnë se janë të gatshëm për sakrificë

Profesori i universitar Avdi Smajljaj ka deklaruar se nëse SBAShK-u vendos t`i hap shkollat...

Këshilli i Prindërve letër krerëve shtetërorë: Nëse nuk ka marrëveshje deri më 1 tetor, fillojmë protestën

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës ka paralajmëruar protestë në rast se Qeveria...

Nagavci vjen me një postim në Facebook, nuk flet për grevën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar sot kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve...

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve: Me padurim presim pezullimin e grevës

Anëtari i Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Nexhmi Hoxha ka folur rreth qëndrimit të...