E martë, 24 Maj, 2022

Pse i mbeti ditës së premte emri “Black Friday”?

spot_img
- Advertisement -

“Black Friday”, e përkthyer si “e premtja e zezë”, është ndër ngjarjet më të mëdha botërore në rrafshin ekonomik e tregtar.


Në të premten e fundit të muajit nëntor, bizneset, respektivisht dyqanet, mbushen me mallra, e çmimet i ulin për blerje masive, kurse konsumatorët “bllokojnë” dyqanet për t’i blerë produktet ushqimore, kozmetike, e veshjet me çmime sa më të lira.

- Advertisement -

Por çka në të vërtetë është “Black Friday”?

Ajo shënohet menjëherë pas falënderimeve amerikane, por që nuk lidhet domosdoshmërisht me të.

Më 24 shtator të vitit 1869, dy persona të pasur në SHBA, Jay Gould dhe Jim Fisk, u vunë në lëvizje ta blinin tërë arin e vendit, me qëllim që ta shisnin më pas me çmim të dyfishuar.

- Advertisement -

Të premten e atij shtatori, komploti u zbulua e çmimet pësuan “rënie të lirë”, duke bërë kështu rrëmujë e falimentim në tërë vendin, nga pasanikët e Wall Street-it deri te fermerët.

“Black Friday” ndërlidhet edhe me Ditën e Falënderimeve, ku bizneset një ditë më parë kishin liruar çmimet për hir të festës, ditën tjetër fitimet i kishin më të vogla se zakonisht.

Në vitin 1961, ka pasur tentim që nga “Black Friday” të shndërrohej në “Big Friday” apo “e premtja e madhe”, për ta hequr konotacionin negativ. Termi nuk mori dhenë dhe nuk pati sukses dhe që atëherë ka mbetur siç është tani.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Si të shkruash / Ernest Hemingway: Shtatë këshilla

Më 1984 Larry W. Phillips ka botuar “Ernest Hemingway on Writing“, një përmbledhje të...

E thotë shkenca: Njerëzit optimistë jetojnë më gjatë

Mbetet ende e paqartë se si optimistët e minimizojnë dozën e tyre të stresit....

Aspak Anjshtajni: kush është mendja më e madhe e të menduarit në histori?

Lindi në Uzbekistan dhe ndërroi jetë në Afganistan… A e dini se kush është mendja...

Fotografi Bujar Gashi përfaqëson Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare

Fotografi Bujar Gashi, është përzgjedhur të përfaqësojë Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare me pjesëmarrës të...