E enjte, 9 Shkurt, 2023

Pse fëmijët e tu janë engjëj me të tjerët, por trazovaçë me ty?

- Advertisement -

Pse fëmijët e tu janë engjëj me të tjerët, por trazovaçë me ty?

Ndonjëherë, nuk ka rëndësi se çfarë bën ti, sërish fëmija mund të qajë me dënesë, të shtrihet përtokë, të ulërasë me të gjithë fuqinë dhe të të stresojë pa masë. Por, sapo del në park, apo takohet me bashkëmoshatarë, fëmija është i qetë dhe nis të luajë.

- Advertisement -

Ti pyet veten se çfarë ndodhi dhe si është e mundur? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Fëmija yt ndihet mjaftueshëm rehat dhe i sigurt pranë teje dhe arrin të shprehë çdo emocion. Ai e di shumë mirë se ti je “shtëpia” dhe mund të jetë krejtësisht vetvetja kur është pranë teje.

Pra, herë tjetër, kur të vëresh një sjellje të tillë, duhet ta dish se nuk po bën asgjë gabim, përkundrazi, je një prind që po bën një punë të mirë.

Sipas psikologes Crystal I. Lee: “Fëmijët dalin nga vetja, kanë momente të shumta dëshpërimi dhe kur janë me prindërit nuk i filtrojnë këto emocione”. Ajo shton se ky mund të jetë edhe një shëmbëlltyrë e prindit, i/ e cili/ a kur është në shtëpi sillet si dikush tjetër dhe kur është në një ambient të jashtëm është një person i rezervuar dhe totalisht ndryshe nga shtëpia.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...