E martë, 24 Maj, 2022

Pse është i rëndësishëm zhvillimi i mësuesve?

spot_img
- Advertisement -

Mësuesit e shkëlqyer ndihmojnë në krijimin e studentëve të shkëlqyer. Me rëndësi është që t’i kushtohet vëmendja e duhur për mënyrën se si ne trajnojmë dhe mbështesim edukatorët e rinj dhe me përvojë.

Programet e përgatitjes së mësuesve ofrojnë mësues të përgatitur me mjetet, mentorët dhe përvojën praktike, që ata do të kenë nevojë sapo të fillojnë karrierën e tyre.

- Advertisement -

Mësuesit e shkëlqyer ndihmojnë në krijimin e studentëve të shkëlqyer. Në fakt, hulumtimet tregojnë se një mësues frymëzues dhe i informuar është faktori më i rëndësishëm i lidhur me shkollën që ndikon në arritjet e nxënësve, prandaj është me rëndësi t’i kushtohet vëmendja e duhur mënyrës se si ne trajnojmë dhe mbështesim edukatorët e rinj dhe me përvojë.

Përgatitja e mësuesve

Programet më të mira të përgatitjes së mësuesve theksojnë zotërimin e lëndëve dhe ofrojnë shumë mundësi për studentët – mësues që të kalojnë kohë në klasa të vërteta nën mbikëqyrjen e një mentori me përvojë. Ashtu si profesionistët në fushën e mjekësisë, arkitekturës dhe ligjit kanë mundësi të mësojnë përmes shqyrtimit të rasteve, duke mësuar praktikat më të mira dhe duke marrë pjesë në praktika, programet shembullore të përgatitjes së mësuesve u japin mundësi kandidatëve të mësuesve që të aplikojnë të mësuarit e tyre të teorisë në kontekstin e mësimdhënies një klasë e vërtetë.

- Advertisement -

Shumë kolegje dhe universitete po rinovojnë shkollat e tyre të arsimit për të përfshirë një theks në njohuritë e përmbajtjes, përdorimin më të madh të teknologjive arsimore, krijimin e shkollave të zhvillimit profesional dhe programe inovative të trajnimit që synojnë ndërprerësit e karrierës dhe studentët që preferojnë të fitojnë një diplomë online.

Programet ndikuese të mësuesve

Mbështetja për mësuesit e fillimit shpesh është e pabarabartë dhe joadekuate. Edhe nëse përgatiten mirë, mësuesit e rinj shpesh u caktohen shkollave dhe klasave më sfiduese me pak mbikëqyrje dhe përkrahje. Pothuajse gjysma e të gjithë mësuesve e lënë profesionin në pesë vitet e para, prandaj duhet kushtuar më shumë vëmendje për t’u dhënë atyre mbështetje të hershme dhe adekuate, veçanërisht nëse ata janë të caktuar për mjediset e shkollës.

- Advertisement -

Mentorimi dhe stërvitja nga kolegët veteran është kritik për zhvillimin e suksesshëm të një mësuesi të ri. Programet e mëdha të induksionit krijojnë mundësi për mësuesit e rinj që të mësojnë nga praktikat më të mira dhe të analizojnë dhe reflektojnë në mësimdhënien e tyre.

Zhvillimi profesional i vazhdueshëm

Është e rëndësishme për mësuesit veteran, që të kenë mundësi të vazhdueshme dhe të rregullta për të mësuar nga njëri-tjetri. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional mban mësuesit të azhurnuar në hulumtimet e reja mbi mënyrën se si fëmijët mësojnë, mjetet e teknologjisë në zhvillim për klasën, resurset e reja të kurrikulit dhe më shumë. Zhvillimi më i mirë profesional është i vazhdueshëm, eksperimental, bashkëpunues dhe i lidhur me të dhe që rrjedh nga puna me nxënësit dhe të kuptuarit e kulturës së tyre.

Pershtatur nga Adriana Laze

Marre nga Edutopia

Portalishkollor.al.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Kush thotë që s’ka mësues model në Kosovë?”

Shkruar nga Teuta S. Haxhimusa E dinte se ajo çfarë u mësonte fëmijëve sipas plan-programit...

Nga Maliq Fetahu: Mësimdhënësit po sulmohen, nuk kanë e kanë mbështetjen nga shteti

Autor: Maliq Fetahu - mësimdhënës Mësuesit vitet e fundit po e ndjejnë veten si të...

Mësuesia, profesion i femërorizuar apo profesion femëror?

Problematika e shtruar që në hyrje të këtij punimi, është një konstatim i drejtpërdrejtë,...

Këto janë elementët që ndihmojnë për një lexim të bukur

Nëse nxënësit do të marrin marrin njohurtë e duhura të teknikës së recitimit, nuk...