E martë, 31 Janar, 2023

Pse duhet të kenë fëmijët një qen në shtëpi?

- Advertisement -

Si prindër, shpesh i refuzojmë kërkesat e fëmijëve të vegjël që të kenë një qen – sepse i konsiderojmë vetëm si obligim. Mirëpo, psikologët e thonë të kundërtën.


Pikërisht, ekspertët theksojnë që rritja e fëmijëve pranë qenit ka përfitime të shumta. Ja vlen të mësojmë si të kemi një bashkëjetesë frytdhënëse midis fëmijëve dhe qenit në familjet tona.

- Advertisement -

Qenushët sjellin çdo ditë shumë dashuri dhe lumturi, sigurisht edhe pak çmenduri, gjithashtu… Po, po nëse gjërat nuk menaxhohen siç duhet, kafshët mund të sjellin edhe stres në të njëjtën kohë.

Ne po ju paraqesim katër përfitimet më të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Rezistues ndaj alergjive dhe astmës

- Advertisement -

Fëmijët të cilët rriten me qen janë më pak të rrezikuar që të sëmuren nga astma apo të zhvillojnë alergji, kanë treguar hulumtime të shumta shkencore.

Përgjegjësi dhe vetëbesim

Fëmijët jo vetëm që mësojnë se çfarë është përgjegjësia, por edhe forcojnë vetëbesimin kur janë me kanakarin e tyre. Kur fëmijët janë të suksesshëm në kujdesin rreth kanakarit, janë krenarë për veten dhe ndihen mirë.

- Advertisement -

Si shpërblim, u rritet vetëbesimi

Ndikimi pozitiv Si edhe të rriturit, edhe fëmijët i kanë ditët e këqija dhe atëherë u përkushtohen kanakarëve të tyre. Qëndrimi në shoqërinë e tyre i qetëson dhe ua përmirëson humorin.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...