E hënë, 3 Tetor, 2022

Profesori i UP-së me një postim të tmerrshëm me gjuhë të rëndë

Profesori i Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Fadil Maloku, e ka bërë mëngjesin e sotëm një shkrim të tmerrshëm në profilin e tij në Facebook, i cili nxit të pyesim se si ka arritur ai të marrë pozitën që mban në UP.

Me një mal gabimesh drejtshkrimore në pak fjali, profesori Maloku orvatet të tregojë nga një aspekt tjetër se si Edi Rama ka tradhtuar Republikën e Kosovës dhe interesat e kombit shqiptar.

- Advertisement -

Përveç gabimeve drejtshkrimore, shkrimi përmban edhe huqje spektakolare logjike.

Maloku ankohet që në Shqipëri, në një kanal që ky nuk e specifikon, nuk jepet moti edhe për Kosovë. Dhe për një gjë të tillë, i lë fajin kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ai nuk lodhet të ofrojë ndonjë provë për të treguar arsyet kanali pa emër është i drejtuar nga z. Edi Rama, si përzihet Edi Rama edhe në mënyrën se si jepet moti në këtë kanal, e as të arsyetojë etiketat që i ngjet atij si “oligark” etj, shkruan persikopi.

- Advertisement -

Komisioni disiplinor i Universitetit të Prishtinës? A e keni ndërmend të zgjoheni nga gjumi?

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Kryeministër je futur në qorrsokak me skandale, paguaj mësimdhënësit se mjaft i poshtërove”

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që t’ua ndajë...

“Mos ekzekutimi i pagave – ka familje që sot Qeveria Kurti i ka lënë pa bukë”

Ish-ministrja Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj mos ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit për...

Rrahman Jasharaj: Qeveria na ka goditur pas shpine

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për mos ekzekutimin e pagave nga Qeveria...

Avokati Asdren Hoxha: Grevistët s’kanë bazë ligjore për padi

Avokati, Asdren Hoxha tregoi se cilat janë të drejtat e grevistëve për të kërkuar...