E martë, 24 Maj, 2022

Profesor Morina: Nxënësit tanë kanë probleme me të kuptuarit e gjuhës

spot_img
- Advertisement -

MBI LEXIMIN, GARËN “PISA” DHE DITËN NDËRKOMBËTARE TË ARSIMIT

Organizata për Cilësi dhe Arsim (ORCA) duke u bazuar në gjetjet e tyre paska paraqitur para medieve një statistikë befasuese: “76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë”.

- Advertisement -

Në fakt, renditja në vitin 2018, që çoi Kosovën në vendin e 77-të- të tretët nga fundi, nuk ka të bëjë me leximin mekanik apo shkronjëpërshkronjësh, por me fazën e dytë: të kuptuarit.

Do të thotë, nxënësit tanë kanë ditur të lexojnë, por nuk kanë ditur të tregojnë se çfarë kanë lexuar.
Lidhur me këtë nuk duhet çuditur, kur ende kemi mësimdhënës që i udhëzojnë nxënësit të mësojnë poezi përmendsh e jo t’i analizojnë ato.

Kështu që, ka shumë punë për të bërë, por së pari, t’i lëmë anash eksperimentet me kurrikula sepse duke vrapuar pas titujve, gradave, metodave e teknikave, po harrojmë edhe një gjë kryesore që duhet: zotërimi i materialit lëndor nga mësidhënësit.

- Advertisement -

Autori është profesori Qendrim Morina

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Kush thotë që s’ka mësues model në Kosovë?”

Shkruar nga Teuta S. Haxhimusa E dinte se ajo çfarë u mësonte fëmijëve sipas plan-programit...

Nga Maliq Fetahu: Mësimdhënësit po sulmohen, nuk kanë e kanë mbështetjen nga shteti

Autor: Maliq Fetahu - mësimdhënës Mësuesit vitet e fundit po e ndjejnë veten si të...

Mësuesia, profesion i femërorizuar apo profesion femëror?

Problematika e shtruar që në hyrje të këtij punimi, është një konstatim i drejtpërdrejtë,...

Këto janë elementët që ndihmojnë për një lexim të bukur

Nëse nxënësit do të marrin marrin njohurtë e duhura të teknikës së recitimit, nuk...