E diel, 7 Gusht, 2022

Prindërit kërkojnë që mësueses së shkollës fillore “Selami Hallaçi”, në Gjilan t’i vazhdohet kontrata e punës

- Advertisement -

Këshilli i Prindërve të klasës së tretë të shkollës fillore (SHFMU) “Selami Hallaçi”, në Gjilan kanë kërkuar nga Komuna si dhe organet tjera kompetente vazhdimin e kontratës së punës, për mësuesen Dashurije Agaj, për shkak të performancës së saj të mirë.

Përmes kërkesës së Këshillit të Prindërve, vlerësohet lartë puna dhe përkushtimi i mësueses, Dashurije Agaj, e cila për tri vite radhazi ka punuar me kontratë mbi vepër, ndërsa prindërit kërkojnë që t’i vazhdohet kontrata e punës.

- Advertisement -

“Mësuesja gjatë tërë këtyre vitet (3 vite punë me fëmijët tanë) ka punuar me përkushtimin më të madh dhe është angazhuar maksimalisht për edukimin dhe arsimimin e nxënësve të saj, gjithashtu edhe në kohën e pandemisë ka punuar me përkushtimin më të lartë. Mësuesja ka treguar mjaft profesionalizëm dhe sjellje të shkëlqyera më fëmijët tanë. Ka respektuar dhe ka qenë shumë bashkëpunuese me nxënës dhe me Këshillin e Prindërve duke lidhur trekëndëshin pedagogjik nxënës-mësues-prindër”, thuhet në kërkesën e tyre drejtuar Komunës së Gjilanit dhe drejtorisë së shkollës.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Në 10 vitet e fundit janë vlerësuar vetëm 700 mësimdhënës”

Themelues i organizatës arsimore “Teach For Kosova”, Egzon Gashi, i cili ka studiuar në...

“Mësimdhënësit nuk po duan që drejtorët e shkollave t’i vlerësojnë”

SBAShK-u dhe MAShTI-i janë pajtuar që të mos ketë testim të mësimdhënësve, por vetëm...

Pak interesim për t’u regjistruar në profesionet deficitare – veterinari dhe ndërtimtari

Për një numër drejtimesh në Universitetin e Prishtinës të rinjtë nuk kanë treguar interesim,...

Rrahman Jasharaj: Vlerësimin e mësimdhënësve do ta bëjnë drejtorët e shkollave

SBAShK-u dhe MAShTI-i janë pajtuar që të mos ketë testim të mësimdhënësve, por vetëm...