E enjte, 30 Mars, 2023

Po ndihesh depresiv/e apo je thjesht dembel/e?

- Advertisement1-

Depresioni dhe përtacia kanë shumë të përbashkëta, prandaj shumë njerëz etiketohen gabimisht si dembelë.


Kjo sepse dembelizmi është një simptomë e zakonshme e depresionit.

- Advertisement -

Të dyja, edhe përtacia, edhe depresioni ndikojnë në motivimin, përqendrimin, nivelet e energjisë dhe cilësinë e punës së prodhuar.

Dallimi është se depresioni ndikon në shëndetin mendor dhe gjendjen e humorit të dikujt, ndërsa dembelët thjesht nuk kanë motivim, nuk janë shumë të disiplinuar dhe u mungon vetëndërgjegjësimi.

Depresioni duket një periudhë shumë e errët. E keni të vështirë të ngriheni nga shtrati në mëngjes, jo sepse jeni shumë rehat ay, por sepse jeni të trishtuar, të dëshpëruar dhe ndiheni të pashpresë.

- Advertisement -

Përtacia është më shumë një përvojë që ka lidhje me një situatë. Disa ditë mund të ndiheni dembel sepse jeni lodhur nga një javë e ngarkuar. Nga ana tjetër, depresioni mund të zgjasë me javë ose muaj pavarësisht se sa pushoni.

Të gjthë kemi ditë kur jemi lumturisht dembelë. Të qenurit dembel është një akt i kujdesit për veten. Hapësira për të parë televizor, për të porositur ushqimin tuaj të preferuar etj., të gjitha janë të nevojshme.

Në këtë sens, ne mund të zgjedhim të tregohemi dembelë, por askush nuk do zgjidhte të kishte depresion.

- Advertisement -

Arsyet pse mund të jeni duke patur probleme me përtacinë

Njerëzit që punojnë si “life coach” (trajnerë jete, spikerë motivues etj), thonë se “përtacia është një reflektim që shëndeti dhe mirëqenia e një personi kanë nevojë për ekzaminim”.

#1 – Mund të keni probleme me “lidhjen e vlerës”

Value linking ose “lidhja e vlerës” është një term që përdoret për të treguar nëse ne mendojmë se një detyrë e caktuar që kemi përputhet apo jo me vlerat tona. Në punë, shpesh na caktohen detyra që duken të kota ose të padobishme. Thënë ndryshe, ne kemi tendencë t’i zvarrisim sa më shumë ato punë që nuk na duket se ia vlen të bëhen, edhe nëse afati kohor për t’i përfunduar është nesër. Sigurohuni që të pyesni pse një projekt apo detyrë është e rëndësishme. Bëni gjithë kërkimet e nevojshme për t’i treguar mendjes suaj se puna që po bëni është e rëndësishme.

#2 – Jeni të varur nga rrjetet sociale

Të gjithë jemi fajtorë për kohën e kaluar në rrjetet sociale, por nëse vini re se kjo po pengon përditshmërinë tuaj duhet të merrni masa. Fshini aplikacionat gjatë fundjavës, vendosni gradualisht kufizime në kohë etj.

#3 – Mund të jeni duke luftuar me abuzimin e substancave

Përtacia dhe depresioni mund të jenë simptoma të një problemi të abuzimit të substancave. Flisni me një mjek dhe mos konsumoni asnjëherë ilaçe pa recetën e një profesionist.

#4 – Jeni dembelë sepse keni shumë për të bërë

Njerëzit shpesh i përgjigjen përvojës së mbingarkesës me më shumë dembelizëm. Ata fshihen dhe përpiqen t’u shmangen përgjegjësive. Duhet të kuptoni se herët a vonë do t’ju duhet t’i bëni punët tuaja. Për të ndihmuar veten, niseni nga një punë e vogël sa për t’i dhënë vetes ndjesinë e realizimit. Do të shihni se si gradualisht do ta lironi këtë “peshë” nga trupi dhe mendja.

Depresion apo dembelizëm – të dyja janë pjesë e jetës. Asnjëra nuk është “e mirë” apo “e keqe”. Le të punojmë të gjithë për të lehtësuar veten dhe njëri-tjetrin nga gjykimi intensiv i këtyre dy përvojave njerëzore.

A është stresi ngjitës? Shkenca thotë po – Si ta shmangni
Ç’të bësh kur s’ke asgjë për të bërë
Një praktikë që premton t’ju qetësojë, pavarësisht moshës që keni
Sëmundja e nxitimit është me të vërtetë serioze – si ta kuptoni
Elon Musk tregon për herë të parë që ka sindromën Asperger
10 gjëra të thjeshta që duhet të provoni për t’i shpëtuar gjendjes së ankthit
Burimi: Psychology Today

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...