E enjte, 30 Mars, 2023

Po luante në kuzhinë, fëmija i mitur i vendos flakën shtëpisë, digjet banesa dy katëshe në Durrës

- Advertisement1-

Një banesë private 2-katëshe është përfshirë nga zjarri, në qytetin e Durrësit. Flakët kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të banesës, ndërsa i pari nuk ka dëme.


Shtëpia i përket shtetases Nafie Myzyri, ndërsa zjarri dyshohet se është vënë nga një fëmijë i mitur, i cili ka qenë duke luajtur në kuzhinë. Dy zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje, duke arritur të bllokojnë flakët, që të mos përhapeshin në katin tjetër të banesës.

- Advertisement -

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

- Advertisement -

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm personat me koeficient të lartë të inteligjencës mund të dallojnë një shkronjë të ndryshme në foto

Zgjidhja e një iluzioni optik kërkon aftësi të mira vëzhgimi dhe një sy të...

“Ti që nuk lexon i bën të gjitha të zezat – vjedh, nuk punon, bëhesh i korruptuar”

Nga Edison Ypi Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, zbavitesh. Por nuk je i qetë. Nuk...

Akrepat lëvizin një orë para, me këtë datë ndërrohet ora

Ora dimërore do të jetë e pranishme deri në natën mes të dielës 26...

Mira Murati, shqiptarja që qëndron prapa revolucionit botëror

Me “ChatGPT”, OpenAI shënoi një storie suksesi të papaparë. Mira Murati 35-vjeçare, një grua...