E martë, 31 Janar, 2023

Pesë teknika që do të ndihmojnë në shkëputjen e fëmijës nga qumështi i gjirit

- Advertisement -

Koha ka ardhur. Keni marrë vendimin për të ndërprerë ushqyerjen me gji, luftoni me ndjenja të ndryshme (gjë që është krejtësisht normale), por në të njëjtën kohë e dini se edhe fëmija juaj edhe ju jeni gati për këtë hap.


Pavarësisht nëse fëmija juaj është disa muajsh ose disa vjeç, ne besojmë se ky është një vendim që ju e keni menduar mirë, dhe në vijim ju sjellim disa këshilla për t’ju ndihmuar që ta bëni procesin sa më të këndshëm.

- Advertisement -

Duhet të mbani në mend se ky është një vendim që shqetëson vetëm ju dhe foshnjën tuaj dhe, natyrisht, është mirë të keni mbështetjen e anëtarëve të tjerë të familjes, pa marrë parasysh se në cilën kohë vendosni të ndaloni ushqyerjen me gji.

Në rastin ideal, ndërprerja e të ushqyerit me gji është një proces që zgjat nga disa javë deri në disa muaj:

1. Eliminoni një vakt

- Advertisement -

Nëse ju duhet t’i ktheheni punës dhe ushqeni beben tuaj me gji, kjo do të rezultojë e lodhshme. Ju mund të tërhiqni qumësht me pompë dhe ta vendosni atë në frigorifer, me qëllim që personi që kujdeset për fëmijën tuaj ta ushqejë gjatë mungesës suaj në shtëpi, por nëse do t’ju duhet të zgjoheni herët në mëngjes, ushqyerja me gji gjatë natës do të jetë mjaft e lodhshme për ju, prandaj mund të filloni të ndërprisni dhënien e gjirit gjatë natës.

2. Informohuni për pasojat e ndërprerjes së gjirit

Disa mendojnë se me ndërprerjen e gjirit fëmija do të flejë më rehat gjatë natës. Duhet të dini se fëmija, edhe pse do t’i ndërprisni gjirin, do të vazhdojë të zgjohet natën duke ju kërkuar vazhdimisht dhe ju duhet të keni durim ta qetësoni. Gjithashtu, duhet të dini se fëmijët që ushqehen me qumësht artificial vuajnë më shumë nga kapsllëku se fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri.

- Advertisement -

3. Ndërpriteni dalëngadalë

Pavarësisht motivit që po ndërprisni gjidhënien, duhet ta bëni dalëngadalë për dy arsye:

– Bllokimin e gjëndrave të qumështit. Nëse e ndërprisni menjëherë ato do të bllokohen duke rrezikuar kështu krijimin e mastitit në gjoks, prandaj është më mirë ta ndërprisni gradualisht. Nëse nga një vakt në tjetrin shikoni se gjoksi tejmbushet, shtrydheni me dorë dhe mos i jepni të pijë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...