E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Pesë nëna, përfshirë një shqiptare, sjellin buzëqeshje për fëmijët në fatkeqësi

Me sloganin “Fëmijë të lumtur, botë e lumtur”, pesë nëna që vijnë nga Shqipëria, Turqia, Zvicra dhe Bosnjë e Hercegovina po arrijnë fëmijët në fatkeqësi në mbarë botën.


Të mërzitur me gjendjen e fëmijëve, veçanërisht në kampet e refugjatëve në mbarë botën, pesë nënat u bashkuan në Zvicër në janar të vitit 2020 duke themeluar shoqatën ndërkombëtare “For Children Smile” (Për buzëqeshjen e fëmijëve), me qëllim për t’u shërbyer fëmijëve që jetojnë në rajone të ndryshme të botës, veçanërisht në kampe të refugjatëve.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), kryetarja e shoqatës, Emine Tas, tha se ata synojnë të arrijnë tek fëmijët me nevojë për ndihmë humanitare, veçanërisht tek ata që jetojnë në zona të luftës, konfliktit, pushtimit dhe katastrofës.

“Pasi pashë kaq shumë herë dhimbjet e mijëra fëmijëve në vendet që janë prekur nga lufta dhe varfëria, vendosa të bëj diçka për këta fëmijë. Nënat si unë, nga kultura të ndryshme, u bashkuam dhe krijuam shoqatën”, shpjegoi Tas.

Ajo tha se organizata synon të sigurojë që të gjitha të drejtat e parashikuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Fëmijëve të zbatohen pa përjashtim për të gjithë fëmijët.

Sipas udhëheqësve të zyrës së organizatës, ata deri më tani kanë identifikuar 100 mijë fëmijë në Siri, 13 mijë në Siri, 13 mijë në Jemen, 5 mijë në Palestinë dhe 1.500 në Azi-Evropë, fëmijë të cilët kanë nevojë për ndihmë humanitare, ndihmë arsimore, strehim dhe lehtësira të tjera të ndryshme.

Bashkë-kryesuesja e shoqatës “For Children Smile”, Tülay Gökçimen, tha se shoqata e tyre synon të arrijë tek fëmijët që jetojnë në rajone të ndryshme të botës, veçanërisht tek fëmijët në kampet e refugjatëve.

Sipas të dhënave të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), “prej 79,5 milionë fëmijëve rreth 30-34 milionë të moshës nën 18-vjeçare janë midis të zhvendosurve me dhunë në të gjithë botën”.

Gökçimen njoftoi se javën e kaluar në Liban ata në bashkëpunim me agjencinë humanitare “Rahma Austria” tashmë kanë shpërndarë ndihma për stinën e dimrit, përfshirë veshje, lodra, batanije, mjete higjienike dhe pako ushqimore.

Gjatë krizës së pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), “For Children Smile” shpërndau tableta për fëmijët e pafavorshëm që përballen me sfidën e mbetjes prapa për shkak të qasjes të kufizuar të pajisjeve për të ndjekur mësimet në internet.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, njoftoi se për të paktën 463 milionë fëmijë, shkollat e të cilëve u mbyllën për shkak të krizës COVID-19, nuk është zbatuar mësimi në distancë për shkak të mungesës në pajisje për të ndjekur mësimet.

Tas, kreu i shoqatës së themeluar nga pesë nënat, njoftoi se pasi UNICEF-i paralajmëroi se miliona fëmijë jemenas po përballem me kërcënimin e urisë për shkak të krizës COVID-19, shoqata e saj ka vendosur për rritjen e aktiviteteve në Jemen.

“Këtë vit, përveç aktiviteteve tona të vazhdueshme, po planifikojmë të bëjmë shumë projekte humanitare në Jemen. Këto projekte zakonisht janë planifikuar për furnizim me ushqim, arsim dhe materiale higjienike”, tha Tas.

Sipas analizës së kryer nga organizata humanitare “Save the Children” (Shpëto fëmijët) dhe UNICEF-it, për shkak të pandemisë pothuajse 150 milionë fëmijë të tjerë po jetojnë në varfëri shumëdimensionale, si dhe pa qasje në arsim, kujdes shëndetësor, strehim, ushqim, kanalizim apo ujë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nëna shpëtimtare: Shikoni si i hedh fëmijët nga kati i katërt për t’i shpëtuar nga flakët

Një nënë arriti të shpëtonte të katër fëmijët e saj nga flakët që kishin...

Ky është mëngjesi ideal për fëmijët

Kujdesi për ushqimin e fëmijës fillon që me vaktin e mëngjesit. “Në anglisht fjala mëngjes...

Kjo është mosha e duhur se kur bebet duhet konsumuar vezët

Shumë nga profesionistët shëndetësorë, në të kaluarën kanë rekomanduar të jepni kohë bebit tuaj...

Sa pamje e ëmbël, shikoni si zhytet fëmija në çokolladë / VIDEO

Fëmijët i duan jashtëzakonisht shumë çokollatat. Nutella padyshim se është ndër më të preferuarat e...