E enjte, 30 Mars, 2023

Përse fëmijët kanë nevojë t’i lëpijnë gjërat që u ndodhen pranë dhe si t’ua hiqni atë shprehi?

- Advertisement1-

Jemi të sigurt që dhe ju u thoni çdo ditë “Jo”, “Mos”, “Nxirreni nga goja”…


Në përgjithësi, fëmijët e vegjël kanë natyrë kureshtare. Lëpirja e gjërave dhe futja e objekteve të vogla në gojë janë një ndër mënyrat për ta njohur botën që i rrethon.

- Advertisement -

Atyre u pëlqen të prekin gjithçka, ta nuhasin, ta shohin, por edhe ta fusin në gojë. Edhe pse një sjellje e tillë ndoshta i bën t’ju ngrihen flokët e kokës përpjetë, sepse mendja ju shkon te bakteret, duhet të dini se një sjellje e tillë nuk është e pazakontë dhe do të zhduket me kalimin e kohës.

Duke lëpirë objektet, fëmijët marrin informacione unike shqisore për shijen dhe teksturën e objekteve. Me pak fjalë – është mënyra e një fëmije për të kuptuar botën që e rrethon, transmeton Telegrafi.

A është sjellja e tillë e rrezikshme për fëmijën?

- Advertisement -

Lëpirja e objekteve ose futja e tyre në gojë nuk është e rrezikshme në vetvete, duke supozuar se fëmija është mjaft i rritur dhe nuk do t’i gëlltisë ato. Mirëpo, në këtë mënyrë, fëmija bie më shumë në kontakt me bakteret dhe papastërtitë në mjedisin e tij.

Ju nuk duhet t’i mbyllni sytë ndaj përpjekjeve të fëmijës tuaj për të “njohur botën” në mënyrën e tij, nëse ai synon diçka të mprehtë ose helmuese.

Si ta bëni një fëmijë të heqë këto zakone?

- Advertisement -

Zakonisht kur bërtisni “mos e lëpini” ose “hiqeni atë nga goja”, kjo ju sjell vetëm fitore momentale. Mirëpo, kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë. Pediatrit ju këshillojnë të angazhoheni në shqisën tjetër të fëmijës kur vëreni se ai është në i gatshëm për hulumtime.

Ofroni atyre rërë kinetike, ngjyra akrilike dhe letër, instrumente muzikorë ose bëjini një poligon të vogël që mund të kalojnë kohën.

Gjithas, kur të jeni jashtë shtëpisë, drejtojuni fëmijës me fjalët “si tjetër mund ta përdorim atë objekt, përveç që mund ta fusim në gojën tonë?”. Stimuloni imagjinatën e fëmijës tuaj. Përveç kësaj, gjithmonë mund t’i jepni fëmijës tuaj gjëra të ngrënshme – për të eksploruar.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...