E diel, 27 Nëntor, 2022

Përplasje e re MASHT-SBASHK – tash për shkëputjen e kontratës kolektive

Asesi të ulet ‘gjakrat’ mes minsitres Arbërie Nagavci dhe kryesindikalistit të arsimit, Rrahman Jasharaj.

Tashmë ka nisur një ‘luftë’ e re mes tyre, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Por këtë herë jo për grevën e rritjen e pagave, por për kontratën kolektive.

E gjitha ka nisur pasi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mori vendim për shkëputjen e kontratës kolektive me SBASHK-un, të nënshkruar më 22 janar të vitit 2021.

Në letrën e MASHT drejtuar SBASHK-ut, të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net thuhet se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm nga MASHT-i, “bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”.

- Advertisement -

Sipas vendimit të Ministres Arbërie Nagavci, kontrata nuk ka legjitimitet me që në periudhën e nënshkruar u firmos nga një Ministër i një qeverie në detyrë.

“Kontrata Kolektive e datës 22 janar 2021 e nënshkruar ndërmjet përfaqësuesve të SBASHK dhe MASHTI (këtu e tutje referuar si: Kontrata Kolektive apo Kontrata), përmes këtij Njoftimi për shkëputje të Kontratës Kolektive (këtu e tutje referuar si: Njoftimi) shkëputet njëanshëm nga ana e MASHTI, bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”, thuhet në letrën e Ministrisë së Arsimit drejtuar SBASHK-ut.

Gjithashtu, MASHT në vendim thotë se Qeverisë në detyrë Hoti i ka munguar edhe “autoriteti kushtetues për të ushtruar kompetencat përkatëse”, rrjedhimisht edhe për nënshkrimin e kësaj kontrate kolektive.

Në fakt, Kontrata ishte nënshkruar 30 ditë pas vendimit të Kushtetueses, e cila e dërgoi vendin në zgjedhje.

“Megjithatë, Kontrata Kolektive është nënshkruar me datën 21 janar apo 30 ditë pas shpalljes së njoftimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me rastin KO95/20 dhe 26 ditë para mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës. Qeveria Hoti, të cilës, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO72/20 i mungonte autoriteti kushtetutes për të ushtruar kompetencat përkatëse nuk ka pasur legjitimitet për të qenë palë në procedurë e rrjedhimisht, as të nënshkruajë Kontratën Kolektive me SBASHK”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Arsimit.

Rrahman Jasharaj: Po goditen punëtorët e arsimit

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar për shkëputjen e Kontratës Kolektive nga ana e Ministrisë së Arsimit, me ç’rast ka thënë se kjo është tendencë për t’i goditur punëtorët e arsimit.

“Përpjekja për shkëputje të njëanshme të Kontratës Kolektive të Arsimit, është edhe një përpjekje për të goditur e për të ndëshkuar punëtorët e arsimit. Kontrata Kolektive e Arsimit u nënshkrua më 21 janar 2021 nga MASHT dhe SBASHK pas 3 muaj takimesh të komisioneve të MASHT dhe të SBASHK. Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim të njëanshëm të MASHT-it me rrugë ligjore”- ka thënë Jasharaj për gazetën Nacionale.

“Pas tre muajsh takime të dialogut, komisioni i përbërë nga përfaqësues të MASHT dhe SBASHK duke respektuar Ligjin e Punës. Ata kanë përgatitur tekstin final të Kontratës, që është nënshkruar nga ministri dhe kryetari i SBAShK-ut. Kontrata mbetet në fuqi, ne rastin do ta dërgojmë në Gjykatë”- ka deklaruar Jasharaj.

Qeveria pritet të hartojë kontratën e re kolektive

Për këtë temë ka folur edhe kryeministri Albin Kurti i cili ka deklaruar se Qeveria e Kosovës së shpejti do të hartojë kontratën e re ndërsektoriale koletive.

Ai ka pohuar se kontrata do të hartohet në përputhje me mundësitë buxhetore për pagat e reja për punonjësit në Republikën e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës, ministria përkatëse e punës, po përgatitemi për të hapur dialogun intensiv mbi diskutimin e kontratës së ardhshme ndërsektoriale kolektive për punonjësit tanë”, deklaroi Kurti.

“Ne do të paraqesim së shpejti paketën e re për kontratën ndërsektoriale në përputhje me mundësitë buxhetore për pagat e reja, për mbështetjen e dinjitetit të të punësuarve në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar kryeministri.

Ai tutje u shpreh se deri tani ka pasur kontrata kolektive të fragmentuara dhe në pak sektor.

“Ato kanë qenë të hartuara pa u përfillur çështja e kostos buxhetore duke na dëftuar se çfarë kanë qenë qëllimet e hartimit të tyre”, shtoi Kurti.

Kujtojmë se ishte pikërisht Rrahman Jasharaj që e nënshkroi Kotratën Kolektive në vitin 2021, bashkë me ministrin e atëhershëm të Arsimit, Ramë Likaj.

Në këtë Kontratë Kolektive përfshihet mbulimi i 70% të shpenzimeve të udhëtimit për arsimtarët. / Albanian Kids Education /

 

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

7-vjeçari bën krenar Kosovën, fiton në garat ndërkombëtare të matematikës

Molos Gashi, 7-vjeçar, ka korrur një sukses të madh në fushën e matematikës. Ai ka...

Pse aktivitetet edukative janë të rëndësishme për parashkollorët?

Aktivitetet praktike i lejojnë fëmijët të angazhojnë plotësisht shqisat e tyre gjatë procesit të...

“Nuk e shoh të ardhmen këtu”, studenti i infermierisë thotë se do të ik në Gjermani

Ishte i qartë kur zgjodhi të studionte për infermieri. Denis Syla profesionin nuk do ta...

Mësimdhënëset e Gjilanit detyrohen nga Drejtoria e Arsimit që të shkojnë në takimin me ministren

Dje ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”,...