E premte, 7 Tetor, 2022

PËR MËSUESIT! – Disa këshilla nga Prof. EQREM ÇABEJ

Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision.

Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë.

- Advertisement -

Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shëmbullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj.

Shembulli të bën ta ndjekesh njeriun.

Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur. Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet. Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën. Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.

- Advertisement -

Mos jini kategorikë.

Gjithcka shikojeni me sy kritik.

Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.

Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta. Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.

Mos bëni asnjë punë shkel e shko.

Mos filloni të shkruani dicka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.

Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.

Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.

Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kryesore….

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesori nga Drenasi i jashtëzakonshëm, nxjerr në pah talentin për pikturë të personave me aftësi të veçanta

Piktori nga Drenasi, Nazmi Heta po bënë një punë të madhe në Shoqatën Handikos...

Komuna e Drenasit shpall 10 vende të lira për mësimdhënës (Konkursi)

omuna e Drenasit ka shpall konkurs për pranimin e 10 mësimdhënësve të rinj. Konkursi është...

Berat Buzhala: Të japë dorëheqje Arbërie Nagavci

Gazetari Berat Buzhala ka thënë se nga Qeveria duhet të japin dorëheqje edhe ministrja...

Dokument: Ky është kallëzimi penal kundër ministrit Murati për pagat e mësuesve

Deputeti i PDK-së, njëherësh shefi i GP të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka bërë...