E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Pediatrja: 3500 fëmijë të prekur me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri

- Advertisement -

Mjekja pediatre, Gjeorgjina Kuli-Lito tha se janë shënuar rreth 3500 raste pediatrike pozitive, prej të cilëve 5 % e tyre kanë kërkuar ndihmë të aparatit spitalor.


Ajo gjithashtu theksoi se aktualisht ka kapacitete të lira nëse do të jenë të domosdoshme për hospitalizim të fëmijëve, ndërsa theksoi se fatmirësisht gjatë dy muajve të fundit nuk ka pasur rritje të kërkesës për hospitalizime.

- Advertisement -

“Në lidhje me rastet pediatrike kemi rreth 3500 raste pozitive prej të cilave vetëm 5% kanë kërkuar ndihmë spitalore. Pra që kanë paraqitur komplikacione të aparatit respirator. Aktualisht kemi kapacitete të lira për hospitalizimin e fëmijëve nëse do të jetë e nevojshme, po ashtu kemi të gatshëm skenarë për të ndihmuar në raste të kërkesës së rritur për hospitalizim gjë që nuk është vënë re këto dy muajt e fundit. Fatmirësisht rastet e fatalitetit të fëmijët mbetet me një rast që kemi raportuar dhe në fillim të pandemisë”, tha ajo.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...