E enjte, 9 Shkurt, 2023

Pavarësisht pandemisë, Barbie nuk njeh krizë

- Advertisement -

Pandemia COVID-19 ka gjunjëzuar bizneset dhe financat pothuajse në mbarë botën. Por, ka një përjashtim, edhe me rekord pas.

Kukulla më e famshme në botë, Barbie, ka shënuar rritje të shitjeve për tremujoret e fundit me +29%, duke regjistruar kështu edhe nivelin më të lartë të 20 viteve të fundit.

- Advertisement -

Dhe sipas The Wall Street Giornal, falë kukullës 62-vjecare, e gjithë kompania e lodrave për fëmijë Mattel, ka shënuar rritje më  +10% të përfitimeve.

Politikat e kompanisë gjatë viteve të fundit kanë qenë mjaft praktike, duke ndërkombëtarizuar dhe thyer barrierën e ikonave të bukurisë. Kështu Barbie-t e viteve të fundit kanë ndryshime në ngjyrën e lëkurës, peshë, dhe jo vetëm ikona bukurie.

E fundit që u hodh në treg vitin e fundit ishte shëmbëllimi i gjykatëses liberale Ruth Bader Gingsburg, e veshur me togën e saj. Mattel vendosi për figurën e saj menjëherë pas marrjes së detyrës në sistemin amerikan të drejtësisë, ku vetëm 33% e magjistratëve janë të gjinisë femërore.

- Advertisement -

Ndërsa me afrimin e festive bëhet e ditur se kompania ka nevojë për personel të shtuar, pikërisht se lodrat do të jenë kryefjala e dhuratave të fundvitit.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...