E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Pasqyrim i mangët në tekstet shkollore të ngjarjeve që lidhen me sakrificën e Jasharajve

- Advertisement -

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrifica e Familjes Jashari në tekstet shkollore të historisë, nuk është pasqyruar sa duhet.


Sa herë është hapur diskutimi për këtë çështje ka pasur edhe vërejtje për trajtim joadekuat të Epopesë së UÇK-së të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 në Prekaz.

- Advertisement -

Në 23 vjetorin e heroizmit ta Familjes Jashari mësimdhënësit në çdo shkollë të Kosovës flasin me nxënësit për këtë temë.

Mirëpo në tekstin e historisë së klasës së nëntë vetëm pak rreshta i kushtohen Epopesë së Jasharajve.

- Advertisement -

Në Institutin Albanologjik vlerësojnë se Epopeja e Jasharajve dhe lufta e UÇK-së në përgjithësi nuk është pasqyruar sa duhet në librat e historisë.

“Ka një varg shkrimesh që pasqyrojnë luftën e UÇK-së në përgjithësi dhe Epopenë e Jasharajve por nuk ka një sintezë të mirëfilltë shkencore që do ta pasqyronte të vërtetën historike të kësaj ngjarje shumë të rëndësishme për ne. Ka mjaft tekste, ka mjaft shkrime, ka mjaft përpjekje nga anë të ndryshme por sigurisht për një përgjigje të mirëfilltë institucionale dhe shkencore kërkohet një përgatitje më e mirë në këtë drejtim”, deklarojnë nga Instituti Albanologjik për RTV 21.

Prej vitesh ka pasur kritika për pasqyrim të mangët në tekstet e historisë të ngjarjeve që lidhen me sakrificën e Jasharajve apo luftës së UÇK-së.

- Advertisement -

 

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesori Smajljaj: Nëse sindikalistët lëshojnë pe dëshmojnë se janë të gatshëm për sakrificë

Profesori i universitar Avdi Smajljaj ka deklaruar se nëse SBAShK-u vendos t`i hap shkollat...

Këshilli i Prindërve letër krerëve shtetërorë: Nëse nuk ka marrëveshje deri më 1 tetor, fillojmë protestën

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës ka paralajmëruar protestë në rast se Qeveria...

Nagavci vjen me një postim në Facebook, nuk flet për grevën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar sot kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve...

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve: Me padurim presim pezullimin e grevës

Anëtari i Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Nexhmi Hoxha ka folur rreth qëndrimit të...