E martë, 24 Maj, 2022

Paralajmërohet mbyllja e shkollave nëse përkeqësohet gjendja me pandeminë

spot_img
- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka paralajmëruar mbylljen e shkollave nëse përkeqësohet edhe më shumë gjendja me pandeminë.

Latifi para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi ka thënë se nëse do të mbyllen shkollat, do të pësojë edhe ekonomia për shkak se prindërit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre.

- Advertisement -

“Po t’i kishim mbyll ne shkollat sot kish me qenë një problem jashtëzakonisht i madh, nuk i kemi mbyll, ja kemi lënë shkollave, komuniteteve lokale që ata me vendos me shku apo mos me shku online. Jam i vetëdijshëm që nëse ne i mbyllim shkollat ekonomia ka me pasur jashtëzakonisht shumë, për shkak se nuk kanë me mujt me shku prind në shkollë se duhet me u kujdes për fëmijë. Nëse nesër na keqësohet gjendja, apsolutisht duhet me i mbyll shkollat sikur i kanë mbyll shtetet tjera për një kohë të caktuar”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, Latifi gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka thënë se numri i rasteve me COVID-19 mund të rritet edhe më shumë.

Megjithatë, ai është shprehur se gjendja me pandeminë në Kosovë është më e mirë se në rajon.

- Advertisement -

“Është pritë me u rrit rastet, kanë me shku ndoshta edhe më lartë numri i të infektuarve, megjithatë ne jemi mirë, Sllovenia i ka në një ditë 5 mijë e 349 raste, Serbia 2 mijë e 300, Kroacia 2 mijë e 100, te ne mesatarisht për një million banorë i kemi 1 mijë e 500 raste”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Kush thotë që s’ka mësues model në Kosovë?”

Shkruar nga Teuta S. Haxhimusa E dinte se ajo çfarë u mësonte fëmijëve sipas plan-programit...

Nga Maliq Fetahu: Mësimdhënësit po sulmohen, nuk kanë e kanë mbështetjen nga shteti

Autor: Maliq Fetahu - mësimdhënës Mësuesit vitet e fundit po e ndjejnë veten si të...

Mësuesia, profesion i femërorizuar apo profesion femëror?

Problematika e shtruar që në hyrje të këtij punimi, është një konstatim i drejtpërdrejtë,...

Këto janë elementët që ndihmojnë për një lexim të bukur

Nëse nxënësit do të marrin marrin njohurtë e duhura të teknikës së recitimit, nuk...