E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021

Pamjet e fundit të 6-vjeçarit që u torturua deri në vdekje nga prindërit: “Askush nuk më ushqen, askush nuk më do

Momentet e fundit tronditëse të 6-vjeçarit Artur, i cili vdiq tragjikisht nga torturat që dyshohet se i bënë prindërit e tij ka shkaktuar bujë të madhe në Britani.

Videoja tregon Arthur Labinjo-Hughes të dobësuar, pizhamet e të cilit duken se janë varur i cili përpiqet që të marrë mbulesën dhe jastëkun nga dyshemeja.

Pamjet shqetësuese u shfaqën para juristëve në Coventry Crown Court të martën, 23 nëntor ku Thomas Hughes, 29 vjeç dhe Emma Tustin, 32 vjeç, akuzohen për vrasjen e Arthurit në shtëpinë e tyre në Solihull, West Midlands, më 17 qershor të vitit të kaluar.

Në videon e regjistruar një ditë më parë në 2020, më 16 qershor djali shihet duke luftuar për të qëndruar para se të rrëzohet në dyshemenë e dhomës së ndenjes.

 

Arthur qan dhe thotë 4 herë “Askush nuk më do” teksa përpiqet të ecë në dhomë. I duhen më shumë se dy minuta para se të ngrihet në këmbë, të marrë jorganin dhe të ecë në një distancë prej dy metrash deri te dera që të çon në dhomën tjetër.

Gjithashtu në video dëgjohet Arthur duke thënë “Askush nuk më ushqen mua.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njihuni me vajzën shqiptare që ka rrëmbyer vëmendjen e Bill Gates, u rendit e dyta në konkursin botëror

Shqiptarët po shkëlqejnë kudo në botë. Veçanërisht gjenerata e të rinjve. Së fundmi kryeministri Edi...

Si ta kuptoj nëse fëmija im është empat?

Nëse fëmija juaj është emocionalisht ose fizikisht i ndjeshëm, ai mund të jetë një...

I kaloi mbi 600 ditë duke fjetur në tendë, britaniku 12-vjeç i mblodhi 800 mijë euro për bamirësi

“Djaloshi në tendë”, 12-vjeçari që e quan kështu veten, i ka kaluar 600 ditë...

A e dini arsyen pse burrat bien në gjunjë kur u propozojnë grave!?

Për shumë njerëz, propozimet supozohet të jenë momenti më romantik, që e keni përjetuar...