E diel, 29 Janar, 2023

‘Pak ftohje në ditë mban larg mjekun’, efektet pozitive të temperaturave të ulëta

- Advertisement -

Ndërsa temperaturat ulen, krevati i ngrohtë dhe ambjentet e mbyllura bëhen më joshëse për ju.

Por teksa zgjidhni komoditetin e ngrohtë, ju privoheni nga një sërë përfitimesh shëndetësore që lidhen me të ftohtin. Shkencëtarët besojnë se ekspozimimi i rregullt në temperatura të ulëta ndihmon në shkrirjen e dhjamit, në përmirësimin e metabolizmit, në parandalimin e diabetit, si dhe për problemet me mushkritë dhe zemrën.

- Advertisement -

Kur ndodheni në një ambjent të ftohtë, rrahjet e zemrës rriten, enët e gjakut ngushtohen, frymëmarrja shpejtohet dhe muskujt furnizohen me oksigjen. Këto proçese fiziologjike rregullojnë sistemin kardiovaskular. Sipas Prof. Wouter van Marken Lichtenbelt të Qendrës Mjekësore të Universitetit Maastricht, pak ftohje në ditë e mban larg mjekun.

Studimet sugjerojnë ekspozime të thjeshta ditore, si për shembull: ecja gjatë një mbasditeje të freskët, veshja me pak rroba gjatë dimrit, hapja e dritareve herë pas here në shtëpi, gjumi në dhomë më të freskët ose dushet e ftohta mund të sjellin përfitime të mahnitshme. Fjetja në një dhomë gjumi të freskët rrit funksionimin e metabolizmit me 10%.

- Advertisement -

Ushtrimet dimërore gjithashtu japin një nxitje të fuqishme në shëndetin mendor: në temperatura të ulëta, trupi çliron hormonet që përmirësojnë humorin beta-endorfina dhe noradrenalina, të cilat mund të ndihmojnë për të shmangur ‘mood-et’ e këqija të dimrit.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...