E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Vdes nxënësja më e moshuar në botë, historia e saj frymëzoi film

Një grua 99-vjeçare, që besohet të jetë nxënësja më e vjetër në botë e shkollës fillore, ka vdekur në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Keni, ka thënë nipi i saj për BBC.

Priscilla Sitienei filloi të zhvillonte komplikime shëndetësore kur mori pjesë në mësim të mërkurën, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Ajo dhe shokët e saj të klasës 12-vjeçarë po përgatiteshin për provimet përfundimtare që do të fillonin javën e ardhshme.

Historia e Sitieneit frymëzoi një film dhe lëvdata nga agjencia e kulturës dhe arsimit e OKB-së, Unesco.

- Advertisement -

Ajo u rrit në një Keni të pushtuar nga britanikët dhe jetoi gjatë vështirësisë të vendit të saj për pavarësi.

Siç bëhet e ditur 99-vjeçarja i tha Unesco-s vitin e kaluar se donte të motivonte nënat e reja që të ktheheshin në shkollë.

“Doja të ju tregoja një shembull jo vetëm atyre por vajzave të tjera në mbarë botën që nuk janë në shkollë, pa arsim”, tha ajo.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

​12 vjeçari përjashtohet nga shkolla pasi preu flokët në stilin e brazilianit Ronaldo

Një 12-vjeçar u përjashtua nga shkolla kur vendosi të nderojë legjendën e futbollit brazilian...

Test: Zgjidhni një kartë dhe zbuloni se çfarë ju pret në 2023

Karta 1 Ju dëshironi shumë gjëra dhe luftoni për to. Ju keni pasur ulje-ngritjet tuaja,...

93 për qind e njerëzve nuk arrijnë të gjejnë germën që dallohet: A do ta gjeni ju?

Në këtë ilustrim fshihet një ndërhyrës – sa kohë ju duhet që ta dalloni? Enigmat...

42 për qind e të rinjve në Kosovë konsiderohen të papërgatitur për tregun e punës

USAID ka lansuar të premten projektin për këshillat e fuqizimit të fuqisë punëtore në...