E hënë, 26 Shtator, 2022

“Nxënësit shqiptarë në Maqedoni mësojnë histori të rrejshme”

- Advertisement -

Bullgaria ende ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, duke shtuar se zhvillimet politike në rajon, nën siglën e hapjes së negociatave eurointegruese, po rikthejnë tema të fillim shekullit XX.

“Tema të cilën e ka hapur Bullgaria kohëve të fundit, duke mos pranuar identitetin dhe gjuhën e maqedonasve, në këndvështrimin tim, ajo që nuk thuhet në këtë rast, është që Bullgaria vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Maqedonisë”, theksoi Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

- Advertisement -

Sela si shqetësim ngrit edhe tekstet mësimore që mësojnë të rinjtë maqedonas për shqiptarët, si popull i ardhur, si dhe anasjelltas, gënjeshtrat që mësojnë nxënësit shqiptarë.

“Ne vazhdojmë të jetojmë këtu në Maqedoni si një popull i përkohshëm dhe me një histori që e mësojnë të vegjlit tanë shqiptarë dhe që nuk ka të bëjë aspak me rilindësit tanë por ka të bëjë më tepër me një histori të gënjeshtërt dhe të rrejshme e cila u imponohet atyre”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë nga nesër nis mësimin me orar të reduktuar të orëve

Shkolla fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet ka ndërprerë grevën, pasi që nga nesër (e...

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do të nisë sot procesin mësimor...

“Kërkesa e SBASHK-ut e arsyeshme pasi është vonuar Ligji i pagave”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kritikon qeverinë për mungesën e dialogut social me SBAShK-un. Derisa...

“Rrahman Jasharaj me i thirrë fëmijët në shkollë e mos me i lëshu në shtëpi derisa të dorëzohet Kurti”

Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka dhënë një ide jo fort të qëlluar se si mund...