E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Nutricionistja e njohur: Nuk duhet të akuzojmë prindërit për kequshqyerje të fëmijëve, shkolla duhet të japë edukatën

- Advertisement -

Nutricionistja, Albana Daka ka folur rreth nismës së ministrisë së Arsimit për të ndaluar disa produkte të pashëndetshme që të përdoren në institucionet arsimore. Bëhet fjalë për: patatinat, salçiçet e skuqura, pijet energjike, çokollatat etj.

Në rubrikën “ABC e Shëndetit”, ajo ka thënë se është detyrë e shkollës të vendosë protokolle dhe jo e prindërit, pasi këta të fundit nuk mund të konsiderohen të pakulturuar.

- Advertisement -

Sipas Dakës, një familje që ka në frigorifer ushqime të paketuara do të jetë një subjekt i një spitali. Prandaj edhe fëmija nuk duhet të mësohet të konsumojë këto lloj ushqimesh.

“Në frigorifer nuk duhet të ketë të gjitha pijet e paketuara, që ne i flasim në çdo emision. Kur ne flasim për çdo sëmundje, ne flasim për pijet në frigorifer të paketuara, ushqimet me sheqer të procesuar, ushqimet e paketuara gjysmë të gatshme.

- Advertisement -

Kur hapim një frigorifer dhe gjen një frigorifer me ngjyra, jo me ngjyrat e etiketave, me ngjyrat e perimeve dhe të frutave është i bukur dhe i shëndetshëm. Një frigorifer me etiketa të çdo lloj ushqimi të paketuar, ai frigorifer nesër do të kemi një familje të sëmurë, që do jetë subjekt i një spitali.

Unë mendoj që kryesisht është problematika e shkollës. Në një debat që kam bërë me shkollën, i kam thënë jo po prindërit janë të pakulturuar. Së pari, djepi i kulturës dhe informacionit dhe edukatës është shkolla. Pra ne nuk mund t’i ndajmë prindërit në të kulturuar dhe në të pakulturuar, por shkollën padyshim duhet ta kemi brenda asaj që shkolla duhet t’i japi, edukatën, kulturën, mësimin. Pikërisht, është detyra e shkollës, që t’i vërë kufi edhe prindërve. Sepse shkolla mund t’i thotë prindërve që fëmija e ka të ndaluar të ketë lekë në xhep, fëmija e ka të ndaluar të ketë ushqime të paketuara me vete, siç po e vë ministria tani, vetëm ushqime në kushte shtëpie. Është detyra kryesore e shkollës, ne nuk mund të akuzojmë prindërimin”, tha Albana Daka.

 

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesori Smajljaj: Nëse sindikalistët lëshojnë pe dëshmojnë se janë të gatshëm për sakrificë

Profesori i universitar Avdi Smajljaj ka deklaruar se nëse SBAShK-u vendos t`i hap shkollat...

Këshilli i Prindërve letër krerëve shtetërorë: Nëse nuk ka marrëveshje deri më 1 tetor, fillojmë protestën

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës ka paralajmëruar protestë në rast se Qeveria...

Nagavci vjen me një postim në Facebook, nuk flet për grevën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar sot kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve...

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve: Me padurim presim pezullimin e grevës

Anëtari i Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Nexhmi Hoxha ka folur rreth qëndrimit të...