E martë, 2 Mars, 2021

Nuk mundi të kishte një fëmijë të saj, historia e mësueses do t’ju përlotë

Historia rrënqethëse e mësueses Lumturi Merzheku, aktualisht në pension, bëri bashkë 6 ish-nxënësit e saj për t’i dhuruar një kujtim të paharrueshëm.


E gjitha ndodhi në emisionin “Më thuaj një dëshirë”, në Top Channel.

Lumturia ka dhënë mësim për breza të tërë nxënësish, që nga shkolla e parë në Gramsh, e deri tek e fundit, në Kamëz, ku është vlerësuar me disa certifikata mirënjohjeje.

Teksa jepte mësim, u njoh edhe me Myftarin, bashkëshortin, me të cilin u kurorëzua në vitin 1979.

Dy vite më pas, ajo mbeti shtatzënë dhe ky ishte një gëzim i papërshkrueshëm për çiftin e ri, një gëzim që u pre shumë shpejt në mes!

Foshnja ndërroi jetë 20 ditë pasi lindi dhe Lumturia nuk mundi ta shikonte as edhe për një çast të vetëm, pasi rregullat e vendosura nga spitali asokohe nuk e lejuan. Më pas, ajo përjetoi edhe 5 lindje të tjera, të cilat njëra pas tjetrës ia shuan ëndrrën që një ditë, të mbante në krahë fëmijën e saj! 6 lindjet e parakohshme, kanë qenë për të një dhimbje e madhe, mbi të cilën është ngritur falë mbështetjes së bashkëshortit, familjarëve dhe veçanërisht nxënësve, të cilët i ka dashur si fëmijët e saj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Eksperti britanik: Jo maskave te fëmijët e vegjël në shkolla

Ekspertët në Britani këshillojnë që nxënësit e vegjël të mos mbajnë maska në shkolla. Profesori...

Ish-mësimdhënësi që riktheu zanatin e të atit

Me profesion është mësimdhënës i gjuhës shqipe, por me largimin nga puna pas 17...

18 fjalë të gjuhës shqipe që po shkruhen gabim

Njohja e mirë e saj si dhe dëshira për perfeksionim të përdorimit të gjuhës...

Mirënjohje: Mësuesi Maliq Torra merr me vete drutë për të ngrohur nxënësit

Një foto sa një mijë fjalë. Ky është imazhi i shpërndarë nëpër rrjet gjatë ditës...