E diel, 29 Janar, 2023

Nuk do shkonte në mbrëmjen e maturës, gjimnazistja surprizohet nga shokët e klasës

- Advertisement -

Mbrëmja e maturës është ngjarja e madhe e çdo adoleshenti që shënon edhe mbylljen e një faze si gjimnazi.

Por ndërsa maturantët veç provimeve, kanë nisur përgatitjet edhe për mbrëmjen e madhe ku do të jenë ata yjet e saj, në gjimnazin “Myslym Keta” në Tiranë, Savina ka njoftuar shokët e klasës se nuk do të jetë me ta në natën e madhe. Ndaj, bashkë me mësuesen kujdestare, ata i kërkuan ndihmë rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan për të bindur shoqen e tyre.

- Advertisement -

Arsyeja pse Savina iu ka dhënë për mungesën e saj është transporti, të cilin, edhe gjatë bisedës në makinë me moderatorin Ardit Gjebrea, ajo e konfirmon si diçka që nuk mundet ta mbulojë. Me zë të trishtuar, ajo pohon se mbrëmja e maturës nuk ka qenë prioriteti i saj si vajzat e tjera, nuk ka menduar as për fustanin, grimin apo flokët. Kësaj sigurisht i shtohet edhe vështirësia ekonomike në të cilën ndodhet familja e saj.

Shokët e klasës i shprehën Arditit se ata do t’i mbulojnë biletën shoqes së tyre. Ndërkohë moderatori e dërgoi Savinën në duart e Joni Peçit ku ajo zgjodhi fustanin që ”E diela shqiptare” dhe stilisti i kanë dhuruar për t’u ndierë si një princeshë. Më pas, ajo iu dorëzua profesionistëve që zbukuruan fytyrën dhe flokët e saj, teksa nuk ishte aspak në dijeni se në zbulimin final, Arditi e pret në dhomën tjetër së bashku me shokët e klasës dhe mësuesen.

Mësuesja: S’kam fjalë! Shumë e bukur Savina! Asnjëherë s’të kishim parë kështu. Princesha e mbrëmjes je ti!

- Advertisement -

Ardit Gjebrea: Si të duket vetja?

Savina: S’e mendoja kurrë kështu, ku po shkoja, ç’po bëja.

- Advertisement -

Ardit Gjebrea: Ky është minimumi. Atëherë, fustanin e ke nga Joni, transportin nga City Taxi, biletën e mbrëmjes nga shokët dhe shoqet e klasës dhe grimin nga stafi pedagogjik me në krye drejtoreshën që do kujdeset për ty. Ti nuk do mendosh për asnjë gjë.

Savina: Faleminderit. S’e mendoja kurrë që do ndodhte kështu.

Ardit Gjebrea: Thjesht do shkosh dhe do gëzosh

 

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jasharaj për (mos) publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria të mos bëjë veprime që acarojnë situatën

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Vdes profesori universitar kosovar, në një aksident komunikacioni në Bullgari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Bullgari. Si pasojë e këtij aksidenti ka...

Rrahman Jasharaj: Misteri i pagave, e papranueshme koeficienti nën 120 euro

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për Paga – koeficienti mbahet sekret

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...