E diel, 7 Gusht, 2022

Njoftoi historinë e trishtë për tumorin në tru, Adriana Matoshi merr mbështetje të madhe në rrjete sociale

- Advertisement -

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, vetëm pak orë më parë njoftoi se i është rikthyer sërish tumori në tru.

Në një rrëfim të gjatë në rrjete sociale, ylli i kinematografisë shqiptare tregoi se kjo ndodhi pas nëntë vitesh, meqë u diagnostikua kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

- Advertisement -

Pak pas postimit prekës, ajo mori mbështetje të madhe nga miqtë, përfshirë këtu disa prej liderëve politikë e po ashtu edhe nga figura të fushave të ndryshme.

Postimi, i publikuar katë orë më parë, deri më tani mblodhi mbi 15 mijë reagime, mbi katër mijë komente e gjithashtu u shpërnda nga 649 njerëz.

- Advertisement -

Rreth dy vite më parë, Adriana në një nga intervistat theksoi se u diagnostikua me tumor në tru në vitin 2012 kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

“Në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt, dhe gjithçka ka shkuar në rregull deri në momentin kur unë kisha të vjella shumë, marramendje dhe unë ia lashë fajin shtatzënisë”.

“E kuptova që nuk është puna e shtatzënisë por që në trupin tim kokën time, e kam një tumor edhe nuk i kam treguar askujt. Atë kohë Blerta më ka thirrur të luaj te “Kthimi”, njëherë i kam thënë jo se nuk mundem, nuk kam dashur të di askush aq më pak prindërit e mi që më kanë vetëm një fëmijë. Tri ditë ka zgjatur dhe kisha dhimbje të tmerrshme sidomos tek skena e divanit. Ka qenë periudhë e rëndë, e vështirë por që ka kaluar me sukses”, kanë qenë fjalët e aktores.

- Advertisement -

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...

Simptoma që tregon se duhet të keni kujdes nga lija e majmunit

Shtatë raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga...