E shtunë, 8 Maj, 2021

Njihuni me binjaket virale të TikTok, me origjinë shqiptare dhe pakistaneze

Aisha dhe Azra Mian janë dy motra binjake me origjinë gjysmë-pakistaneze dhe gjysmë-shqiptare.

Ato janë bërë të njohura fillimisht në vitin 2014, kur krijuan kanalin e tyre në YouTube “MianTwins” dhe më pas në vitin 2017, ku videot e tyre i zhvendosën në kanalin “Squared”.

Sidoqoftë, famën më të madhe, binjakeve ua dha platforma e TikTok, ku shumë shpejt profili i tyre i përbashkët, por edhe profilet personale të secilës prej motrave, u bënë virale.

Aktualisht, ato numërojnë mbi 2.7 milionë ndjekës dhe mbi 92.4 milionë pëlqime.

Në disa prej videove të fundit të TikTok, binjaket shfaqen në video me Bebe Rexhën, me mbishkrimin “Mikja ime shqiptare”:

 

@beberexha @itstaylerholder @sjbleau with my fellow Albanian 🇦🇱🥰

♬ Baby Im Jealous – BebeRexha

 

Në video të tjera, ato bëjnë “sfidat e kulturës”, për shembull: Cili vend (Shqipëria apo Pakistani) ka muzikën më të mirë, ushqimin më të shijshëm etj, apo edhe video gazmore me kërcimet “popullore” shqiptare

 

Love both equally tho ❤️ #ColorCustomizer #mixed #pakistani #albanian #muslim

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri nga Nepali thyen rekordin: Ngjitet në Everest për herë të 25-të

Burri nga Nepali i quajtur Kami Rita u ngjit në malin Everest për herë...

Dasma që po bën bujë: Burri dhe gruaja martohen në spital

Një çift në Ratlam të Indisë, është lejuar të martohet në spital, pavarësisht se...

E pabesueshme: Shikoni si ky person e çon një kalë

Një video e publikuar në rrjetet sociale është bërë virale, ku protagonist janë një...

Kosovarët ende pa nisur sezoni pushtojnë plazhet e Ksamilit

Kjo fundjavë shënoi nisjen e plazhit thuajse në të gjithë bregdetin ende pa nisur...