E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Njihuni me ‘Babagjyshin virtual’ në këtë kohë pandemie

Vizita e Babagjyshit do të përshtatet me kushtet e pandemisë.

Këtë sezon festash, vizita tradicionale e Babagjyshit të Krishtlindjes do të jetë virtuale, në mënyrë që fëmijët të mos i humbasin emocionet e festave edhe nëse qëndrojnë në shtëpi.

- Advertisement -

“E takon në ambient të sigurt, nga komoditeti i shtëpisë, një vizitë e personalizuar”, -thotë Walt Geer, shef ekzekutiv, që së bashku me Sarah Blackman janë bashkëthemeluesit e JingleRing, një platformë në internet që lejon familjet të takohen virtualisht me Babagjyshin.

Zonja Blackman thotë se nuk është thjesht një takim virtual me Zoom dhe Skype me Babagjyshin.

“Ka argëtim para se të takosh Babagjyshin, takon disa nga personazhet e familjes së tij, si edhe një film të shkurtër deri në momentin e ardhjes së Babagjyshit”.

- Advertisement -

Shërbimet fillojnë me 25 dollarë për seancat e drejtpërdrejta video, që përfshijnë një foto dhe video dhe shkojnë deri në 50 dollarë në momentet kulmore, si në ditën e Krishtlindjeve.

Përdoruesit mund të zgjedhin nga një grup i larmishëm babagjyshësh dhe personazhesh të tjerë me gjuhë, kultura dhe besime të ndryshme. Madje ka Babagjysh që përdorin dhe gjuhën e shenjave për fëmijët me aftësi të kufizuar.

“Tani, Babagjyshi me magji i njeh emrat e fëmijëve, sa vjeç janë, çfarë duan për Krishtlindje etj. Ndoshta një nga prindërit i ka dhënë Babagjyshit një sinjal që nënkupton se ‘do të donim që fëmija ta dinte se e vlerësojmë me të vërtetë që bën detyrat e shtëpisë’.

“E kisha menduar që kjo do të ishte normalja e re, por thjesht më befasoi që ndodhi pak më herët”, -thotë Dee Sinclair, që e quan veten si ‘Santa Klaus’ i vërtetë me ngjyrë. Ai preferon vizitat e drejpërdrejta, por pranon se përvoja virtuale ka të mirat e veta. “Ulem në studion e shtëpisë. Nuk lodhem shumë”.

Me një larmi sfondesh për të zgjedhur, Sinclair thotë se formati në internet nuk e zbeh entuziazmin dhe kënaqësinë e fëmijëve.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

​12 vjeçari përjashtohet nga shkolla pasi preu flokët në stilin e brazilianit Ronaldo

Një 12-vjeçar u përjashtua nga shkolla kur vendosi të nderojë legjendën e futbollit brazilian...

Test: Zgjidhni një kartë dhe zbuloni se çfarë ju pret në 2023

Karta 1 Ju dëshironi shumë gjëra dhe luftoni për to. Ju keni pasur ulje-ngritjet tuaja,...

93 për qind e njerëzve nuk arrijnë të gjejnë germën që dallohet: A do ta gjeni ju?

Në këtë ilustrim fshihet një ndërhyrës – sa kohë ju duhet që ta dalloni? Enigmat...

Vdes nxënësja më e moshuar në botë, historia e saj frymëzoi film

Një grua 99-vjeçare, që besohet të jetë nxënësja më e vjetër në botë e...