E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Njihuni me 21 vjeçaren Albionë Morina, sipërmarrëse e re në rrobaqepësi

- Advertisement -

Është vetëm 21-vjeçare, mirëpo pak ditë më parë ka nisur punën në biznesin e saj të rrobaqepësisë, duke iu shtuar tregut të punës si një grua sipërmarrëse ambicioze dhe me vullnet për punë.


Albionë Morina nga Drenasi, është në përfundim të studimeve për disenj të modës, profesionin që ajo gjithnjë e kishte ëndërruar ta bënte realitet një ditë.

- Advertisement -

Në fund të vitit të kaluar, Albiona kishte vendosur të aplikonte për Programin e vetëpunësimit, të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)-Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë. Duke arritur të jetë një ndër përfitueset, pak ditë më parë ajo ka pranuar pajisjet e nevojshme për të nisur punën në biznesin e saj.

“Jam shumë e pasionuar pas disenjit të modës dhe jam e lumtur që më në fund, gjithë ato skica që i kam realizuar kohë pas kohe, të filloj t’i qepë dhe t’i vë në dispozicion për të gjithë dashamirët e punës sime”, thotë Albiona.

Albiona është e vetmja që rishtazi është angazhuar në punë nga familja e saj 4-anëtareshe. Në vitin 2016, kur Albiona kishte qenë vetëm 17-vjeçare, së bashku me familjen e saj kishte migruar në Gjermani për një jetë më të mirë, ndërkaq ishte riatdhesuar në Kosovë vetëm 4 muaj më pas.

- Advertisement -

Pas kthimit në Kosovë, familja e saj ishte përballur me vështirësi sa i përket riintegrimit në tregun e punës. Tani që ka hapur biznesin e saj, Albiona thotë së përveç realizimit të ëndrrës së saj profesionale, ajo po ndihmon edhe familjen në sigurimin e të ardhurave të nevojshme.

MPMS-APRK, në bashkëpunim me UNDP-në nëpërmjet Programeve Aktive të Tregut të Punës (PATP) ka shtuar përkrahjen për punëkërkuesit e papunë në Kosovë. Vetë nëpërmjet Programit të vetëpunësimit, vitin e kaluar janë mbështetur rreth 200 sipërmarrës të rinj në hapjen e biznese të tyre personale, biznese stabile dhe të gatshme t’i mbijetojnë tregut të punës.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fëmija nuk trashëgon gjithçka nga prindërit, ky familjar është kryesor për gjenetikën

Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, shkroi një libër të quajtur “Metagjenalogjia: Vetë-Zbulimi Nëpërmjet Psihomagjisë...

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Nga Arbër Paçarizi: Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën

Nga Arbër Paçarizi: "Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën, andaj nëse...

Pas 8 vjetësh, familja me 12 fëmijë bashkohet si dikur

Të mbledhur në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, rubrika “Ka...