E diel, 5 Shkurt, 2023

Njerëzit me inteligjencë mbi mesataren kanë këto 4 karakteristika

- Advertisement -

Inteligjenca ose IQ në fakt nënkupton ritmin me të cilin një person adopton informacione të reja.

Cilat janë karakteristikat më të zakonshme të njerëzve inteligjentë?

- Advertisement -

Studimet shkencore kanë treguar se koeficienti i inteligjencës formohet qysh në moshë të hershme, kështu që ju keni ngecur me atë që keni zotëruar në fëmijërinë e hershme, shkruan “Business Insider”.

Hulumtimet kanë treguar se ka ende disa shenja dhe karakteristika që mund të tregojnë nëse një person është mbi mesataren e inteligjencës.

Këto janë disa nga veçoritë:

- Advertisement -

Ankthi

Psikiatri Jeremy Coplan studioi pacientët me çrregullime ankthi dhe zbuloi se ata me simptomat më të rënda shënuan IQ më të lart më sesa ata me simptoma më të lehta. Studime të tjera kanë zbuluar se njerëzit e shqetësuar kanë aftësi më të mira verbale dhe se mendjet e tyre janë më aktive.

Gjithashtu, një eksperiment në “Qendrën Ndërdisiplinore Herzliya” izraelite tregoi se njerëzit me ankth janë më të suksesshëm në zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara.

- Advertisement -

Mëngjarashët

Hulumtimet kanë treguar se të qenit mëngjarashë lidhet me të menduarit ndryshe (një mënyrë krijuese për të zgjidhur një problem ose zgjidhje të shumta për një problem).

Muzikaliteti

Studime të shumta kanë treguar një lidhje midis muzikalitetit dhe aftësive të mira verbale, si dhe funksioneve ekzekutive vendimtare për fokusimin dhe vetëkontrollin. Eksperimenti i kryer nga Silvain Moreno përfshiu 48 fëmijë të moshës katër deri në gjashtë vjeç.

Gjysma e nxënësve përfunduan programin muzikor, dhe gjysma tjetër përfunduan programin e kulturës së artit. Në fund të eksperimentit, 90% e fëmijëve që iu nënshtruan trajnimeve muzikore treguan një përmirësim në IQ verbal.

Humori

Hulumtimet tregojnë një lidhje të fortë midis sensit të humorit dhe aftësive të larta verbale, si dhe të të menduarit abstrakt. Humori është kryesisht rezultat i inteligjencës së lartë sepse kërkon një lloj specifik të të menduarit dhe manipulimit të fjalëve.

Ka shpresë

Nëse nuk keni asnjë nga këto karakteristika, sigurisht që nuk do të thotë se nuk keni një IQ të lartë, por nëse keni disa nga karakteristikat që lidhen me këto talente apo probleme, mund të nënkuptojë se keni një  IQ më e lartë se mesatarja.

Më shumë nga këto karakteristika së bashku (ose të gjitha) tregojnë se ju përshtateni me shumicën e asaj që studimet kanë gjetur deri tani për inteligjencën.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Këto janë pjesët e trupit të cilat mund të zbulojnë sa jeni inteligjent: A jeni ndër të mençurit?

Ka rezultuar që truri juaj nuk është i vetmi tregues i nivelit tuaj të...

Fëmijët e parë të familjeve janë më inteligjentë

Një studim gjerman shpjegon arsyen. Sipas tij, koeficienti i intelektit (IQ) ulet me 1,5%...

Përdoruesit e Twitter “të ndarë në dysh” rreth rezultatit të kësaj detyre matematikore

Në rrjetin social Twitter është nxitur një debat për shkak të një problemi matematikor...

Biologu kosovar zbulon insekt të rrallë në Kosovë, e quan “njeriu i pamençur”

Në laboratorin e tij brenda Universitetit të Prishtinës, Halil Berisha po shikon me shumë...