E diel, 4 Dhjetor, 2022

Një top zjarri ka rënë nga qielli, banorët mbeten të shtangur / VIDEO

Banorët lokal mbetën të shtangur nga ndodhia, pasi që ishin dëshmitarë teksa topi i zjarrit ra nga qielli.

Një top zjarri gjigant ka rënë nga qielli duke rënë në një fshat në Kinën jugore, raporton “DailyMail”.

- Advertisement -

Pamjet e goditjes janë kapur nga banorët lokal, teksa objekti i paidentifikuar ra nga qielli me shpejtësi të madhe.

Nuk është akoma e qartë se çfarë ka qenë ky top zjarri, por mediat lokale sugjerojnë se është një meteor shumë i ndritshëm.

Nuk janë raportuar të ketë pasur ndonjë të lënduar ose dëmtim. Video të shumta kanë vërshuar rrjeet sociale kineze, të objektit që dyshohet të jetë meteor.

- Advertisement -

 

Incidenti thuhet të ketë ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit me kohë lokale. Banorët kanë raportuar të kenë dëgjuar goditje të zhurmshme.

Në një prej videove të shpërndara ka kapur momentin që topi i zjarrit ndriçon errësirën dhe godet tokën.

Një dëshmitarë në atë kohë ishte duke dërguar fëmijët në shkollë tha se në fillim topi ishte shumë i vogël, dhe brenda 3 minutave u bë shumë më i madh dhe ndritshëm deri në momentin që goditi.

Rreth orës 07:25, autoritetet shkuan në vendngjarje. Ata nuk dhanë detaje rreth ndodhisë dhe pritet të qartësojnë pyetjet e qytetarëve së shpejti.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 profesionet dhe zanatet që mund të zhduken në 5 vjet

Profesionet tradicionale janë të destinuara të zhduken. Në pesë vitet e ardhshme, sipas një...

Truri i adoleshentëve po ‘plaket’ më shpejt…

Stresi i mbylljes gjatë pandemisë ka plakur para kohe trurin e adoleshentëve me të...

A e dini se cili është përdorimi i gomës blu?

Mund të kemi kaluar gjithë fëmijërinë tonë duke menduar se pjesa blu e gomës...

28 NËNTORI – festë e shumëfishtë

Dita e 28 nëntorit e emërtuar si Festa e Flamurit është një nga më...