E martë, 29 Nëntor, 2022

Një jetë me sëmundjen e rrallë të lëkurës, përlotet 20 vjeçarja: S’ e kam dashur veten për vite

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Viola Sylejmani, vajza 20 vjeçare që prej 15 vitesh “bashkëjeton” me vitiligon (sëmundje që zbardh lëkurën).

Ajo ndau e emocionuar historinë e jetës, duke treguar se fillimi ka qenë shumë i vështirë.

- Advertisement -

Viola pranoi se që prej fëmijërisë është paragjykuar nga moshatarët kur i shihnin njollat e bardha në trup.

“Kur shkonim në plazh, atëherë si çdo fëmijë që do të krijojë shoqëri iu afrohesha fëmijëve dhe dëgjoja nënat që nuk I lejonin të më afroheshin, sepse kishin merak se ngjitej”, tregoi ajo.

Gjatë moshës 16 vjeçare, në momentin kur Viola nisi punën e saj të parë, u detyrua të mbulonte me “make up” shenjat në këmbë dhe në duar, për të shmangur vështrimet dhe reagimet paragjykuese të njerëzve.

- Advertisement -

Gjatë rrëfimit të saj, 20 vjeçarja nuk i mbajti dot lotët, duke kujtuar se vite me radhë nuk e ka dashur dhe nuk e ka pranuar veten siç është.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...