E hënë, 26 Shtator, 2022

Ngritet alarmi: Omicron rrit numrin e fëmijëve të shtruar në spitale

- Advertisement -

Varianti Omicron i koronavirusit që po shkakton një rritje të madhe të infeksioneve në Shtetet e Bashkuara, ka shtuar edhe numrin e fëmijëve që shtrohen në spitale ndërsa ekspertët kanë shprehur shqetësimin se shumica e të rinjve nuk janë të vaksinuar.

“Është kaq e rëndë”, tha Dr. Paul Offit, ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia. “Ishte mjaft e vështirë vitin e kaluar, por tani e dini se keni një mënyrë për ta parandaluar gjithë këtë”, tha ai duke nënkuptuar vaksinimin.

- Advertisement -

Gjatë periudhës nga 21 deri më 27 dhjetor, mesatarisht 334 fëmijë 17 vjeç e poshtë pranoheshin çdo ditë në spitale për shkak të koronavirusit, një rritje prej 58% nga një javë më parë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC.

Kulmi i mëparshëm gjatë pandemisë ishte në fillim të shtatorit, kur shtrimet e fëmijëve në spitale arritën në mesatarisht 342 në ditë, sipasCDC.

Megjithatë, fëmijët vazhdojnë të përfaqësojnë një përqindje të vogël të atyre që janë shtruar në spitale me COVID-19. Mesatarisht mbi 9,400 njerëz në ditë të moshave madhore u shtruan në spitale gjatë së njëjtës periudhë të dhjetorit. Shumë mjekë thonë se të rinjtë që shtrohen në spitale tani duken më pak të sëmurë se ata që u trajtuan gjatë verës me infeksione të shkaktauara nga varianti Delta.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dy muaj pas miratimi të vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, vetëm rreth 14% e tyre janë plotësisht të vaksinuar. Shkalla e vaksinimit është më e lartë për fëmijët e moshës 12 deri 17 vjeç, rreth 53%.

Në shumë raste, faktor kryesor për shkallën e ulët të vaksinimit për fëmijët e moshave më të vogla është koha, thotë Dr. Albert Ko, profesor i epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin Yale. Vaksina kundër COVID-19 për fëmijët më të vegjël nuk u miratuan deri në nëntor të vitit 2021, dhe shumë prej tyre sapo kanë marrë dozën e dytë, tha ai.

Dr. Paul Offit tha se asnjë nga fëmijët e kualifikuar për të marrë vaksinën që ishte shtruar në spitalin e tij rreth një javë më parë nuk ishte vaksinuar, edhe pse dy të tretat e tyre kishin probleme shëndetësore, sëmundje kronike të mushkërive dhe mbipeshë. Vetëm njëri prej pacientëve ishte nën moshën 5 vjeçare, pra që nuk ishte i kualifikuar të merrte vaksinën.

- Advertisement -

Në përgjithësi, rastet e reja tek amerikanët e të gjitha moshave janë rritur në nivelet më të larta të regjistruara, duke arritur një mesatare prej 300,000 infeksionesh në ditë ose 2.5 herë më të lartë se numri i infeksioneve vetëm dy javë më parë. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimit të Sëmundjeve, 59% e rasteve të reja javën e kaluar ishin me variantin shumë ngjitës Omicron.

Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, varianti Omicron shkakton sëmundje më të lehta se variantet e mëparshme dhe se kombinimi i vaksinës me dozën përforcuese duket se i mbron njerëzit nga efektet e tij më të rënda.

Vdekjet nga COVID-19 kanë rezultuar të rralla tek fëmijët gjatë pandemisë. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur 721 fëmijë nga COVID-19, sipas të dhënave të raportuara nga Akademia Amerikane e Pediatrisë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në SHBA ka arritur në mbi 800,000.

Pothuajse 199,000 raste të fëmijëve me COVID-19 u raportuan gjatë periudhës 16-23 dhjetor, thuhet në një deklaratë të Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Kjo ishte rreth 20% e më shumë se 950,000 rasteve totale të raportuara atë javë në Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...

Simptoma që tregon se duhet të keni kujdes nga lija e majmunit

Shtatë raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga...