E diel, 24 Tetor, 2021

Ngjarje tragjike: Nëna hidhet nga 200 metra lartësi me foshnjën 1 muajshe e djalin 3 vjeç, vdesin të gjithë

Një nënë dyshohet se u hodh nga një lartësi prej 200 m me foshnjën e saj të porsalindur dhe djalin e vogël në krahë duke i vrarë të dy, ka raportuar policia.


Ngjarja ka ndodhur në Moskë, ku Olga Zharkova, 34 vjeç, dhe dy djemtë e saj të moshës tre vjeç dhe një muajsh, u hodhën nga në banesë e katit të 19-të dhe hetimet për vrasjen kanë filluar, ka shkruar Mirror.

Nëna e dy fëmijëve dyshohet të ketë vuajtur nga depresioni akut pas lindjes para se të vriste veten dhe fëmijët e saj, thonë hetuesit.Zharkova, gruaja e një oficeri ushtarak rus, thuhet se kishte shkruar një shënim ku thoshte se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë “botë të vështirë, të zymtë” dhe i mbante fëmijët në krahë teksa binte nga banesa e lartë.

“Ajo u ankua tek të njohurit e saj se kishte depresion pas lindjes, u ndje e vetmuar dhe e lodhur”, është shprehur një burim. Burri i saj Dmitry, 35 vjeç, u trajtua për shok kur arriti në vendin e ngjarjes. Olga ishte ankuar se burri i saj ishte larg shtëpisë për periudha të gjata gjatë detyrave të tij ushtarake, thonë raportet.

Komiteti Hetues Rus ka hapur një hetim vrasjeje për vdekjen e dy fëmijëve dhe një analizë psikiatrike postmortem do të bëhet mbi nënën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sa qënka rritur! Loredana na shkriu zemrat me këtë foto të Hanës

Loredana është njëra ndër personazhet më të komentuara dhe të dashura të publikut shqiptar. Ndërkaq...

Vjosa Berisha flet për betejën me kancerin: Jam ende në terapi dhe pastaj do të shohim efektin

Regjisorja Vjosa Berisha muaj më parë foli për luftën e saj me sëmundjen e...

Skocia heq fjalën nënë, ja me çfarë e zëvendëson

“Nënë”, fjalë e ëmbël dhe më e dashur në botë, në Skoci, nga sot...

Nëna shqiptare proteston para gjykatës italiane, kjo është arsyeja

Një nënë shqiptare e cila kërkon drejtësi për djalin e saj të vdekur, ka...