E martë, 31 Janar, 2023

Nga Zhaklin Lekatari: Na ishte një herë shkolla, po tani ç’na ka ngelur?

- Advertisement -

Autor: Zhaklin Lekatari


Edukimi është një nga plagët e shumta që Shqipëria zvarrit prej dekadash. Besoj që duhen studime serioze për të treguar saktësisht se kur modeli që kemi edhe sot, ka filluar të mos japë më rezultate.

- Advertisement -

Duhet patjetër të kuptojmë se kush e “ngeli” shkollën.

Nxënësit të nxitur dhe nga filozofia anarkike që kaploi vendin mbas viteve ’90 ? Të cilët filluan të mos kenë më respekt për shkollën, për mësuesit, po dhe për vetë studimin dhe atë që ai përfshin: rregull, disiplinë, detyra por dhe kënaqësi shpirtërore, morale dhe praktike ? Jo për gjë, por të gjitha këto reflektohen pozitivisht apo negativisht në jetën tonë shoqërore.

Apo e kanë prishur mësuesit, gratë mësuese të cilat duke qenë shtylla e familjes nuk kanë mjaftueshëm kohë për t’u dedikuar nxënësve dhe profesionit? Apo burrat të cilët janë vazhdimisht pjesë e lajmeve në media për ngacmime apo afera të ndryshme seksuale ? Sigurisht që situata do ishte më pozitive nëse mësuesi nuk do ishte një rrogëtar i thjeshtë, por një misionar dhe një mentor i gjeneratave dhe të ardhmes së një vendi.

- Advertisement -

Duket sikur në shkollat tona kultura është zhdukur për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike apo dhe vështirësive psikologjike të të rinjve, që duket sikur nuk kërkojnë më të edukohen apo formohen, por të jenë të kuptuar dhe mbështetur- ndonëse për të gjitha këto, rolin parësor e luan gjithmonë familja dhe prindi. Një tjetër problem qëndron te fakti që me zhdukjen e kulturës, në shkollë ka hyrë politika, edukimi i rrugës, debatet, kultura pop, moda e kështu me radhë. Të gjitha këto hyrje dhe dalje kanë krijuar një situatë kaotike dhe aspak të shëndetshme në binomin mësues-nxënës.

A duhet të ndërhyjnë pra aktorët ligjvënës duke krijuar rregulla të reja për raportin që krijohet midis nxënësit dhe mësuesit? Po, sipas opinionit tim duhet patjetër të vendosen disa masa të rrepta për të gjithë ata që zhvendosin komunikimin midis dy palëve jashtë procesit didaktik apo mësimor. Duhet patjetër evituar çdo gjë personale. Si në rastin e denoncuar nga nxënësja e shkollës së mesme artistike ‘’Jakov Xoxa’’ në Fier, ku profesori tregon për aftësitë e tij seksuale dhe pyet nxënësen nëse ka kryer raporte intime, duke hamendësuar që sjellja e saj e nxit këtë gjë. Platformat e reja sociale kanë shkurtuar komunikimin midis nxënësve dhe mësuesve, midis katedrës dhe bankës. Por, duhen rregulla të sakta që këto komunikime të kryhen në kanalet e duhura duke pasur si orientim vetëm edukimin.

Të gjitha problemet që kanë të bëjnë me shoqërinë në Shqipëri nuk janë vetëm plagë sociale, por probleme të thella kulturore të cilat mund të zhbëhen vetëm me vetëdijësim dhe pjesëmarrje aktive të gjithë anëtarëve të shoqërisë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prezantohet nesër: Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave

Këtë javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë,...

Në mungesë të kuadrit, nuk ka mësim në gjimnazin e matematikës

Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit...

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...

Sindikatat reagojnë për mos publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria po tallet, nuk i harrojmë këto lojëra

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka thënë se...