E enjte, 30 Mars, 2023

Nga shtatori, mbi 4 mijë persona në shkolla u infektuan me Covid

- Advertisement1-

Nga afro 25 mijë testime për COVID-19 që u kryen në shkolla prej shtatorit deri në dhjetor, 4 mijë e 55 rezultuan pozitive.


Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, më së shumti të infektuar pati mësimdhënës, ku nga 15.795 të testuar, 2.301 dolën pozitivë.

- Advertisement -

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe u testuan 6.090 nxënës, ku 1.470 prej tyre ishin te infektuar me COVID-19, ndërkaq numri i personelit tjetër të shkollave që kanë rezultuar pozitivë është 284 nga 2.688 të testuar.

MASH-i në një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se edhe në gjysmëvjetorin e dytë, që nis më 18 janar, pritet që mësimi të zhvillohet sipas 3 skenarëve të paraparë.

“Deri në ndonjë vendim tjetër të Qeverisë, Ministria e Arsimit ka paraparë organizimin e mësimit sipas udhëzuesit të përgjithshëm të hartuar nga MASH-i, udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në kushte pandemie dhe protokollit të reagimit ndaj COVID-19, së bashku me të gjitha dokumentet e tjera edhe për gjysmëvjetorin e dytë”, thuhet në përgjigjen e MASH-it.

- Advertisement -

KOHA ka pyetur në Qeveri nëse gjatë kësaj periudhe mund të ndërrohet vendimi për mbajtjen e mësimit, por zëdhënësja, Antigona Baxhaku, ka sugjeruar që për të t’i drejtohemi MASH-it.

E njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, thotë se pandemia tashmë ka ndikuar që të ketë rënie të cilësisë në arsim.

“Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, fëmijët kanë humbje të konsiderueshme mësimore. Ata që e kanë ndjekur mësimin online vlerësohet që kanë humbur 25 për qind të vitit shkollor, ata që nuk e kanë ndjekur mendohet që i kanë humbur 40 për qind, ndërsa sa i përket kësaj periudhe prej shtatorit e këndej mendoj që janë bërë përpjekjet maksimale që fëmijët të jenë në shkollë dhe mësimi online të jetë opsion i fundit”, ka thënë ai.

Raporti i Bankës Botërore, i publikuar këtë vit, konstatoi se mbyllja e shkollave pritet të çojë në humbje të konsiderueshme të të nxënit dhe shtimin e analfabetizmit funksional.
- Advertisement -

I njëjti raport thekson se meqë mësimdhënia në distancë nuk është aq efektive sa mësimdhënia në shkollë, kjo pritet të reflektohet edhe në PISA-n e ardhshme, ku supozohet të ketë rënie të nivelit në atë të vitit 2015.

Gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor është përmbyllur të premten. Shkurtimi i tij u bë me vendim të Qeverisë dhe si rrjedhojë pushimi dimëror u zgjat për një muaj. Viti shkollor kishte nisur më 14 shtator me dy javë vonesë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësja Elma Abazi zë vendin e parë në garat komunale në matematikë

Elma Abazi nga shkolla Fillore "Abdyl Frasheri" në Bogovinë ka fituar vendin e parë në...

Adelina Emini, studiuesja e parë nga Kosova në Universitetin Shtetëror të Floridës

Adeina Emini nga Kosova ka mbrojtur temën e disertacionit të doktoratës "Faktorët përcaktues të...

Psikologia Arjeta Gashi-Nura mban ligjeratë vetëdijësuese në shkollën “Shkëndija” në Hajvali

Psikologia Arjeta Gashi Nura ka mbajtur një ligjëratë vetëdijësuese në shkollën "Shkëndija" në Hajvali...

Nga Afrim Gashi: Ne si mësimdhënës shumë shpesh ballafaqohemi me fyerje nga më të ndryshmet

Shkrimi i radhës për Albanian Education nga mësimdhënësi Afrim Gashi Fyrjet! Ne si mësimdhënës shumë shpesh...