E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Nga shkenca vjen një lajm jo fort i mirë për fëmijën e parë

Një studim i ri ka zbuluar se fëmijët e lindur të parët në një familje janë më të rrezikuar nga disa sëmundje. Ata bien më shpejtë pre e disa gjendjeve të pashëndetshme, që mund të shkurtojnë jetëgjatësinë.


Nga obeziteti deri tek tensioni i lartë i gjakut, të qenit fëmija më i madh nuk ka gjithmonë avantazhe, ka zbuluar studimi.

Edhe pse fëmijët e parë kanë të gjithë vëmendjen dhe përkujdesjen e prindërve, ata bien shpesh pre e sëmundjeve.

Autorja kryesore e studimit, prof. Sandra Black tek Universiteti i Teksasit, në Austin, thotë se fëmijët e parë janë më pak të shëndetshëm sa u përket treguesve shëndetësor, si tensioni i gjakut, trigliceridet, treguesit e mbipeshës dhe obezitetit.

Studimi ka zbuluar se probabiliteti që të kesh tension të lartë të gjakut ulet sipas radhës së fëmijëve. Fëmijët e dytë kanë 3% më pak se fëmijët e parë që të kenë tension të lartë të gjakut, ndërsa fëmijët e pestë kanë 7% më pak rrezik.

Fëmijët e parë gjithashtu kanë nivele më të larta të triglicerideve, një formë e yndyrave e prodhuar nga mëlçia, krahasuar me fëmijët e dytë ose të tretë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“100 pelena dhe 6 litra qumësht në ditë”, rekordmenia tregon si është të lindësh dhe mbash 9 fëmijë

Një grua që lindi nëntë foshnja më 5 maj, ka zbuluar se si po...

Gjyshja heroinë: Shikoni si e shpëton foshnjën që bie nga kati i dytë

Një gjyshe ka fituar epitetin e heroinës, pasi me tërë forcën ka vrapuar për...

4 këshilla si ta përdorni klimën në veturë nëse udhëtoni me beben

Prindërit brengosen se a është e sigurt klima për fëmijë Gjithashtu, prindërit kryesisht nuk janë...

Sapo kishte lindur, përkeqësohet shëndeti i foshnjës në Tiranë, ndërron jetë në maternitet

Një foshnje ka ndërruar jetë sapo ka lindur në një maternitet në Tiranë, shkruan...