E enjte, 9 Shkurt, 2023

Nga Nazim Bislimi: Sistemi arsimor buzë greminës

- Advertisement -

Autor: Nazim Bislimi


Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe kalimit nga sistemi i lindjes-në sistemin euro-perëndimor (sistemi demokratik) u bënë shumë ndryshime universale nga çdo pikëpamje.Pra, ndryshime politike, ekonomike, arsimore, teknologjike etj.

- Advertisement -

Këto ndryshime sollën një frymë të re demokratike në zhvillimin e shoqërisë kosovare, mirëpo këto ndryshime, nga disa pikëpamje nuk janë menaxhuar si duhet, sepse o ishin të papërgatitur o janë nxituar apo dyshoj se me (pa) dashje strukturat udhëheqse nga lart, të ndikuar nga politika kanë sjellë buzë greminës pikat më të ndjeshme të shtetit : arsimin, shëndetësinë, drejtësinë etj.

Sistemi arsimor buzë greminës

Me apo pa fajin e mësimdhënësve, situata në procesin edukativo- arsimor nuk është aspak e volitshme.Mësimdhënësit ishin dhe janë heronjë të gjallë që janë përpjekur dhe po përpiqen të japin maksimumin për ngritjen dhe ruajtjen e vlerave në hap me kohën dhe me zhvillimin e teknologjisë.Në anën tjetër dinjiteti ndaj mësuesve është duke rënë, duke u përbuzur e nënçmuar gati skajshmërisht-ditë e për ditë.

- Advertisement -

Kush (s) është fajtorë ?

Një mësimdhënës që ka punuar nga viti 1990 e deri më sot, maj 2022, ka realizuar 76000 EURO.Pra, një mësues me një karrierë 32 vite punë në arsim realizon këtë shumë e cila nuk do koment.Ky është kalkulimi për të gjithë ne (ata) që kanë punuar dhe punojnë nga viti 1990.Pyes, a ka kush që di të kalkuloj se si një mësues, për 32 vite punë me kaq mjete të fituara të mbajë familje, të shkolloj fëmijët e vet, të siguroj strehë dhe ti kryej të gjitha obligimet ndaj shtetit? Po.Mësuesit e bën këtë me nderë e me zemër dhe do ta bëjnë, por jo me këto poltika diskriminuese dhe nënçmuese.

Dhe fajtori kryesor mbetet të kërkohet te politikanët tanë, të cilët për 20 vite fabrikuan kuadro, i punësuan ato me porosi, hapën dhjetëra kolegje e universitete profitabile (private), bënë reforma të ngutshme nga joprofesionistë dhe njerëz me ndikime politike dhe ja ku jemi ?! Sot, mësimdhënësit nuk kanë paga të dinjitetshme, nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk kanë të rregulluar statusin e pensioit dhe ende nuk kanë asnjë motiv shtesë nga shteti dhe thjeshtë kështu jemi të përbuzur dhe të anashkaluar.

- Advertisement -

Koha për alarm

Këtyre viteve të fundit, si asnjëherë më parë kemi ikje masive nga Kosova dhe kjo reflekton edhe me statistikat e nxënësve në shkollë.Psh vetëm këtë vit shkollor kemi 12000 nxënës më pak në shkollat tona dhe kjo gjë është alarmante dhe shumë e dhimbshme.Andaj duhet kërkuar nga veteranët e arsimit, njerëz profesionistë e sidomos ASHAK-u, të zgjohet nga ky “gjumë” e nga kjo heshtje e ta vënë në binar sa më parë-sa s’është bërë vonë…Vetëm në Kosovë ndodhë që të shiten e të blihen diploma; vetëm në Kosovë ndodhë që studentët ta kenë të garantuar diplomën-masterin e sipas “takatit” edhe doktoraturën; vetëm në Kosovë ndodhë që studimet mund ti mbarosh edhe nga diaspora…!

Kohëve të fundit klasa punëtore në përgjithësi ka ngrit zërin dhe ka thyer heshtjen përmes grevave dhe protestave.Në këtë rast me mbështetjen e SBASHK-ut është ngritur zëri edhe i mësimdhënëve, andaj duhet theksuar me të drejtë se SBASHK-u nuk prodhon mësimdhënës por është organizatë e cila i mbron ata.Në fund e urojmë SBASHKU-un për mbështetjen në realizimin e të drejtave të kërkesave tona kurse Qeverisë dhe ministrisë përkatëse të arsimit le të ju trokas ndërgjegjja, nëse kanë !…Nesër do të bëhet vonë…!

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Alketa Ipeku: Edhe unë shoh në Tik Tok, por nuk ka gjithmonë informacione të sakta

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet se, jo çdo informacion i ofruar në...

Letra e mësueses së moshuar që është përshendetur nga e gjithë bota

Një mësues në pension i shkroi letër gazetës lokale për t’i dhënë fund mendimit...

Sfidat e një mësimdhënësi

Shpend Rrukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që...

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Policia e Floridës kishte arrestuar në vitin 2017 Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur...