E martë, 31 Janar, 2023

Nga Klorinda Serani: A ndikon marrëdhënia mësues-nxënës në të ardhmen orientuese të fëmijës?

- Advertisement -

Shpesh, i bëjmë disa pyetje vetes, ndoshta dhe merakosemi së tepërmi se si do të jetë marrëdhënia e fëmijës tim me edukuesin, sa ndikues, drejtues do jetë ai apo ajo në mësimdhënie.

A do marrë fëmija im nxënien e duhur në mësime, apo si do të jetë marrëdhënia e tij me moshatarët? Këto dhe pyetje të tjera, ia bëjmë vetes me ose pa përgjigje. Presim me padurim të njohim mësuesin e fëmijës dhe punën e tij.

- Advertisement -

Puna e mësuesit është sa e bukur, po aq dhe e vështirë, si në tematika, të cilat janë nga më të ndryshmet, po ashtu edhe në marrëdhënie me nxënësit. Mësuesi duhet të jetë në radhë të parë besues, emocionues, edukues, nxitës në mësim, orientues drejt të mirës dhe të drejtës. Një marrëdhënie e besuar midis dy palëve, krijon atmosferë në klasë dhe vetëbesim te nxënësi, për ta ndihmuar dhe nxituar atë të marrë iniciativa në të ardhmen.

Një mësues jep edukimin e dukur tek nxënësi në vazhdimësi, në çdo profesion që ai mund të zgjedhë. Kritikues atëherë kur duhet dhe me taktin e duhur të profesionalizuar në marrëdhënien me nxënësit e klasës, duke njohur karakterin dhe temperamentin e tyre.

Pra, marrëdhënia e mirëformuar dhe e fortë, ngre themele të forta, ku ngrihet kalaja e jetës së nxënësve. Një kala ku të dinë si të mbretërojnë të ardhmen e vështirë me rritjet dhe uljet e saj.

- Advertisement -

Në këtë marrëdhënie duhet patjetër të japin kontribut të madh edhe prindërit e fëmijëve. Trekëndëshi i mirëformuar, krijon baza të mëdha, me në qendër fëmijën tonë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vlera e koeficientit nuk u publikua siç u premtua nga Qeveria: Sot ende asnjë fjalë nga ministrja Nagavci

“Në janar do të vendoset vlera e koeficientit. Nuk mund ta përcaktojmë koeficientin me...

Prezantohet nesër: Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave

Këtë javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë,...

Në mungesë të kuadrit, nuk ka mësim në gjimnazin e matematikës

Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit...

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...