E mërkurë, 29 Mars, 2023

Nga i pastrehë kthehet në milioner, historia e 15 vjeçarit

- Advertisement1-

Në moshën 15 vjeçare, djaloshi me emrin Eric White do të mbeste në rrugë për të paktën 8 muaj duke u konsideruar i pastrehë.

Ai ndërpreu shkollën dhe madje kishte vështirësi të gërmëzonte emrin e tij. “Atij i duhej një mrekulli për të filluar punë”, shkruan Usa Today.

- Advertisement -

Pas disa përpjekjesh, Eric arriti të punësohej në një kompani ndërtimi, pagesa në të cilën i dha mundësi që të paguante faturat e shtëpisë. Shumë pak kohë do të kalonin deri kur t’i caktohej të menaxhonte grupin e tij të punës.

Me kalimin e viteve, rritjen e pagës dhe ambicien që nuk i mungonte, Eric mendoi të kalonte në një tjetër etapë, të krijonte kompaninë e tij. Idenë e kishte të qartë, të ndërtonte ‘plazhe’ në shtëpitë e njerëzve.

Në moshën 33 vjeçare, kompania e tij është shumë e suksesshme në ndërtimin e pishinave në banesat private. Rreth 20 mijë dollarë është kosto e një pishine e ideuar si një plazh i vogël, tregon Eric White.

- Advertisement -

Fotot e “plazheve” që ndërtohen nga Eric janë kthyer në “virale” edhe në rrjetet sociale, ndërkohë që kompania e tij vijon të fitojë miliona.

.

     

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

LAJMI I FUNDIT: Gjendet 13-vjeçarja nga Kaçaniku

Është gjetur vajza 13 vjeçare nga Kaçaniku që u raportua e zhdukur. Njoftimi: YES✋🏼 Faleminderit Zotit dhe...

Nesër ekzekutohen pagesat për këto dy kategori në Kosovë

Ministria e Financave ka njoftuar se nesër do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale...

Edhe punëtorët e sektorit privat kërkojnë shtesa: Pagat janë dyfish më të vogla

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës...

Lindi pa duar, por 20-vjeçari nga Malisheva mahnitë me talentin e tij, kaq bukur pikturon me këmbë

Arion Krasniqi, 20-vjeç nga Malisheva nuk njeh barriera e as kufij. Jeta për të nuk...