E martë, 31 Janar, 2023

Nga Evans Drishti: Kur e do notën dhjetë se të duhet mesatarja

- Advertisement -

Prindër mos pandehni se duke shqetësuar në çdo kohë dhe rrethanë mësuesin do t’ia dilni të “arrini” në atë “dhjetën” e shumëkërkuar për fëmijën tuaj, për sa kohë ajo nuk është “reale”.Mos pandehni se me këmbënguljeje do të ndryshoni mendjen dhe intelektin e mësuesit!

Në një takim me prindër: zhvilloni një bashkëbisedim të paramenduar për të qenë “frytdhënës” veçanërisht me atë kategori të prindërve që këmbëngulin tek aftësia e fëmijëve të tyre në “arritje domosdoshmërish të shkëlqyera”. Një kategori e tillë prindërish në fakt “besojnë” forcërisht në “talentin” e fëmijës, edhe në rastet kur “kur talent” s’ekziston.

- Advertisement -

“Si duket fëmija im?”, “Nuk e kuptoj përse ka rënë tek “nënta”?”, “Fëmija im s’e heq nga dora librin dhe mëson jashtë mase”, “Duhet të ketë patjetër një problem serioz nga ana juaj, pasi s’ka mundësi që të mos e marrë 10 (dhjetën)” …

Janë këto vetëm disa nga reagimet e para të një prindi “të kujdesshëm” në kërkimin e një “arritjeje” të shumëkërkuar për “vogëlushin” e vet…

Teksa përpiqeni t’i shpjegoni me plot rigorozitet dhe përkujdesje “ecurinë” e zhvillimit hap pas hapi të fëmijës adoleshent vini re se prindi as që do t’ia dijë fare se çfarë i shpjegoni ju, pasi në “objektivin” apo “qëllimin” e tij ekziston vetëm një gjë: “Fëmija im duhet të marrë 10 (dhjetë), domosdoshmërish, pasi i duhet për mesatare që të fitojë degën e shumëkërkuar.” E për më tepër kur të bëhet fjalë për të “fituar” një “bursë” jashtë vendit, kjo “kërkesë” bëhet e pashmangshme, duke kapërcyer madje çdo lloj kufiri apo “pengese” vetëm për të arritur në “finalen” e ndritur.

- Advertisement -

Akoma s’e ka kuptuar ky prind se:

Që të marrësh një dhjetë të merituar duhet të të dalë djersa nga mundimi
Që të marrësh një dhjetë të merituar duhet të sakrifikosh shumë herë nga gjumi i shumë pëlqyer
Që të marrësh një dhjetë të merituar duhet të thellohesh në lëndën përkatëse sipas një “arsyetimi” dhe “kthjelltësie ideore” dhe jo sipas një orientimi “mekanik”
Që të marrësh një dhjetë të merituar kërkohet jo një punë “prej roboti”, por një angazhim dhe impenjim gjithëpërfshirës duke pasuruar formimin intelektual me koncepte të shumta dhe bashkëkohore.
Që të marrësh një dhjetë të merituar kërkohet një punë sistematike duke kërkuar zgjerimin dita ditës të njohurive mbi bazën e një “arsyetimi” të shëndoshë dhe konkret.
Që të marrësh një dhjetë të merituar kërkohet një studim i mirëfilltë i tekstit të dhënë,jo thjesht si një “përmbajtje” mekanike, por duke perceptuar kontekstet e ofruara dhe duke i arsyetuar ato bazuar në realitetin e kohës.
Që të marrësh një dhjetë të merituar kërkohet të dalësh nga tematika e dhënë në libër duke ofruar gërshetime të larmishme në fushat e ndryshme të jetës.
Që të marrësh një dhjetë të merituar kërkohet një lexim “bindës” dhe “i vendosur” jo në emër të “dëshirës prindërore”, por në emër të dijes dhe kulturës reale.
Që të marrësh një dhjetë të merituar kërkohet shpalosja e ideve vizionare që të bëjnë të formosh një personalitet të qëndrueshëm,jo thjesht si një njohës i përmbajtjes së historisë, gjeografisë, matematikës, fizikës, gjuhës, letërsisë, biologjisë, kimisë etj, por si një ideator i botëkuptimeve të reja që ndryshojnë mentalitetin e një populli.
Që të marrësh një dhjetë të merituar kërkohet të tregohesh tepër aktiv gjatë procesit mësimor dhe edukativ, ku të spikatësh veçanërisht për përgjigje të qarta dhe substanciale si dhe për pyetje formuese dhe intriguese.
Që të marrësh një dhjetë të merituar kërkohet të tregohesh një pjesëmarrës dhe organizator i suksesshëm në shumë evente social – kulturore brenda dhe jashtë institucionit arsimor si një mundësi e artë për të shpalosur aftësitë përkatëse për të qenë një qytetar i denjë i shoqërisë.
Që të marrësh një dhjetë të merituar të duhet të kuptosh vlerën e shkollimit tënd për t’u qartësuar një herë e përgjithmonë se nuk është “nota dhjetë” ajo që vërtet të jep reputacion, përkundrazi është inteligjenca yte për të lëshuar degëzime të larmishme në rrugëtimin tënd të jetës….

Mos pandehni se….

- Advertisement -

Duke shqetësuar në çdo kohë dhe rrethanë mësuesin do t’ia dilni të “arrini” në atë “dhjetën” e shumëkërkuar, për sa kohë që ajo nuk është “REALE”
Duke e lënë fëmijën tuaj në “lirinë” e të mësuarit, teksa pretendoni se ia keni plotësuar të gjitha “komoditetet e nevojshme” do t’ia arrijë “me patjetër” të zotërojë atë “dhjetë” të dëshirueshme.
Nëpërmjet një këmbënguljeje qoftë në biseda telefonike qoftë edhe me biseda të drejtpërdrejta do të ndryshoni mendjen dhe intelektin e mësuesit për një vendimmarrje në favor të interesit tuaj….

Të shtrenjtë nxënës!

Respektoni dhe pranoni vlerat e patjetërsueshme të mësuesve tuaj të lëndëve të ndryshme
Guxoni përherë të bashkëbisedoni dhe të bashkëveproni me intelektualitetin e tij në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga oazi i tij.
Kuptojeni natyrën e tij në rrethana të ndryshme që të gjeni edhe reflektimin e duhur në kohën e duhur.
Mos nguroni të lexoni çdo orientim që vjen prej tij ose edhe të paktën një pjesë të tyre në mënyrë që ta gjeni veten sado pak në botëkuptimin që kërkon të shpalosë përpara jush.
Mos reshtni së pyeturi qoftë edhe për gjërat më të thjeshta në dukje, pasi interesimi juaj është edhe interesimi i tij.
Mos kërkoni diçka përtej natyrës suaj pa plotësuar ende diapazonin që u është ofruar.
Shfaqni aftësitë e juaja në kohë dhe rrethana të ndryshme në mënyrë që ta plotësoni veten jo vetëm në një lëndë të caktuar, por në tërë sferën e edukimit.
Mos heshtni asnjëherë dhe mos rrini mënjanuar në harresën tuaj, pasi heshtja tregon pasiguri dhe mungesë informacioni.
Mos shfaqni justifikime për iniciativa që do ju bëjnë të ndjeheni i plotësuar,pasi dhjeta që ju dëshironi është si një diell që rrezaton kudo…
Kini shpresë në dijen dhe kulturën e vërtetë,pasi këto nuk ndodhen thjesht dhe vetëm brënda kopertinave të librave shkollorë, por shumë përtej tyre.
Aspironi dhe reflektoni, pasi do ta kuptoni më pas se ajo që zotëroni do të ngelet e pamjaftueshme për intelektualitetin tuaj…

Të shtrenjtë prindër!

Jetoni emocionet shkollore bashkë me fëmijën tuaj në mënyrë që ta kuptoni më qartë vizionin dhe botëkuptimin që shpaloset para jush.
Binduni fjalës së mësuesit dhe respektoni orientimet që ju ofron, pasi pikëpamjet e tij janë të një intelektuali që zhvillon dhe emancipon shoqërinë.
Tregohuni bashkëpunues në ecurinë e procesit edukativ dhe kulturor të fëmijës suaj dhe bëhuni bashkëveprues në etapa të ndryshme.
Rrisni komunikimin me fëmijën dhe mësuesit duke u bërë pjesë integrale e një zhvillimi të shpejtë dhe të arrirë.
Uluni dhe lexoni bashkë me fëmijën tuaj në mënyrë që të bëheni pjesë e botëkuptimit me të cilin brymoset dhe formohet intelektualiteti i tij.
Mbështetni fëmijën tuaj në sferën sociale dhe kulturore për të kuptuar epërsinë e zhvillimit ideor e bashkëkohor.

A dëshironi që fëmija juaj të jetë një “intelektual” i mirëfilltë?!…

Sa “lexues” jeni ju si prind që fëmija të kuptojë rëndësinë e “të lexuarit”?…

Sa“bashkëkohor” jeni ju si prind që fëmija të jetë sa më i integrueshëm në arritjen e “të shkëlqyeshmes”?!…

Sa “intelektual” jeni ju si prind që fëmija të marrë modelin e shumëkërkuar duke kuptuar se vërtetë mundimi dhe sakrifica, intelekti dhe mprehtësia, shkathtësia dhe ambicia të çojnë drejt kësaj “note 10” aq shumë të aspiruar që na bën të jemi realë dhe largpamës?!…

© Portali Shkollor-

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prezantohet nesër: Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave

Këtë javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë,...

Në mungesë të kuadrit, nuk ka mësim në gjimnazin e matematikës

Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit...

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...

Sindikatat reagojnë për mos publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria po tallet, nuk i harrojmë këto lojëra

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka thënë se...