E diel, 29 Janar, 2023

Nga Burhan Beqiri: Mësimdhënësit e përkushtuar duhet të dallohen nga ata që janë neglizhentë në kryerjen e detyrave

- Advertisement -

Autor: Burhan Beqiri


Me shkas!

- Advertisement -

Testi i arritshmërisë: Vlerësim-orientim-identifikim

1. Duke qenë vlerësim i jashtëm, testi i arritshmërisë parashihet t’i vlerësojë arritjet, njohuritë, shkathtësitë, aftësitë e nxënësve të fituara përgjatë nivelit 2.

2. Testi arritshmërisë, të cilit i nënshtrohen nxënësit e klasës së nëntë, ka karakter orientues për nxënësit që vazhdojnë shkollimin e mesëm të lartë.

- Advertisement -

3. Ky test duhet t’u shërbejë autoriteteve qendrore e komunale për të identifikuar nivelin e arritshmërisë dhe rezultatet e nxënësve në fund të këtij niveli arsimor.

Rëndësia dhe e vërteta e 3 pikave të cekura me lartë është e pakontestueshme.

Në praktikën e deritanishme, pothuajse në vazhdimësi është cenuar, madje edhe dhunuar, qëllimi i këtij testi.

- Advertisement -

• Është e padrejtë, jashtë çdo ndërgjegjeje, diçka që s’do të duhej të ndodhte, tendenca për të “barazuar” në rrafshin e arritjes nxënësin/en i,e cila përgjatë klasave 6,7,8 dhe 9 sistematikisht është përkushtuar, munduar e lodhur, me atë i,e cili/a për shkaqe nga më të ndryshmet i ka munguar përkushtimi dhe rezultati.

Kjo tendencë për “barazim” mbase mund të ketë gjithnjë një prapavijë. Fillimisht, dëshira e vet nxënësit për të arritur rezultate të larta pa bërë mundin e mjaftueshëm. Së dyti, dëshira dhe vullneti i prindërve që fëmija i tyre të arrijë pikë të larta pavarësisht përkushtimit të pamjaftueshëm. Dhe krejt në fund, tendenca për kamuflim të mospunës së mësimdhënësve të cilët gjatë punës së tyre janë treguar neglizhentë, joserioz dhe s’kanë çarë kokën fare për të realizuar në mënyrë të suksesshme detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Më pengon të dëgjoj që jorrallëherë rezultatet “reale” u ndihmojnë edhe institucioneve apo autoriteteve.

• Ky test, sikur të administrohej siç duhej, do të nxirrte në pah (pasqyronte) atë që realisht ndodh në klasë- cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies. Analiza e rezultateve reale të këtij testi, do të duhej të na çonte kah përmirësimi i mësimdhënies dhe të nxënit, e pse jo edhe deri tek llogaridhënia për dështimet eventuale. Një administrim i mirëfilltë i këtij testi, me rezultate të besueshme, do t’i bënte të ndihen mirë jo vetëm nxënësit e përkushtuar, por edhe mësimdhënësit të cilët janë dalluar në angazhimet dhe përpjekjet e tyre kundrejt kryerjes së përgjegjësisë. Rezultatet reale do t’u mundësonin mësimdhënësve që në punën e tyre me gjeneratat e ardhshme t’i përmirësojnë fushat ku nxënësit kanë treguar ngecje.

• Ata të cilët mbikëqyrin nxënësit (administruesit), mbajnë mbi supet e tyre një përgjegjësi të madhe në raport me të ardhmen e nxënësve, dhe jo vetëm kaq, por të njëjtit do të duhej të jepnin llogari në rast të keqmenaxhimit të procesit, duke thyer rregullat e administrimit të testit dhe keqpërdorimit të pozitës së mbikëqyrësit. Nëse manipulimet gjatë votimeve ndëshkohen, çka mund të themi për personat të cilët lejojnë manipulimin me dije e njohuri!

Si përfundim, administruar mirë,ky test do të duhej t’i jepte një ndjenjë të arritjes secilit nxënës, do të ishte një indikator i madh dhe informues goxha i besueshëm që do t’i orientonte saktë nxënësit në shkollimin e tyre të mëtejmë. Rezultatet e mira do t’i gëzonin mësimdhënësit, përderisa për disa të tjerë do të ishte mundësi për të marrë mësim.
Unë pres që administrimi i këtij testi të bëhet siç parashihet; të kemi rezultate të besueshme në mënyrë që këto rezultate të jenë ndihmesë e madhe për ne për të përmirësuar praktikën tonë të mësimdhënies. Nxënësit dhe mësimdhënësit e përkushtuar DUHET MEDOEMOS të DALLOHEN nga ata që kanë qenë neglizhentë në kryerjen e përgjegjësive dhe detyrave të tyre. Edhe Zoti i ka dalluar ata që dinë nga ata që nuk dinë dhe i ka vlerësuar të përkushtuarit nga neglizhentët. Mëkatojmë shumë nëse qëllimisht provojmë t’i ngatërrojmë! Edhe tani, por edhe në të ardhmen, nxënësit do ta kuptojnë se kush në të vërtetë ka bërë punën e tij/saj siç duhet, kush kanë qenë përkrahësit e tyre të njëmendtë!
#në arsim duhet të veprohet PËRNJËMEND

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jasharaj për (mos) publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria të mos bëjë veprime që acarojnë situatën

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Vdes profesori universitar kosovar, në një aksident komunikacioni në Bullgari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Bullgari. Si pasojë e këtij aksidenti ka...

Rrahman Jasharaj: Misteri i pagave, e papranueshme koeficienti nën 120 euro

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për Paga – koeficienti mbahet sekret

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...