E diel, 5 Shkurt, 2023

Nga Anila Çota: Pse një mësues nuk është thjesht një mësimdhënës?

- Advertisement -

Anila Çota- Drejtuese e shkollës 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”

Degjoj nga mesues te ndryshem te shprehen: “Uh sa shume po na i merzisin punen me keto letra qe i shtojne cdo dite e me shume. Ne jemi thjesht mesimdhenes e nuk na duhen gjithefarelloj letrash e planesh”

- Advertisement -

Mendimi im personal:

Pse nje mesues nuk eshte thjesht nje mesimdhenes?

Sepse nje mesimdhenes thjesht jep mesim. Ai nuk mban pergjegjesi per rezultatet . Nuk garanton dhe nuk i intereson bashkepunimi, nuk ben perpjekje per te nxitur te nxenet, nuk interesohet dhe eshte indiferent ndaj marrdhenieve sociale me te tjeret, nuk shfaq interes te njohe nxenesit e tij dhe eshte hermetik , etj.

- Advertisement -

Nje MESUES, perkundrazi eshte nje misionar i edukimit dhe i tere procesit te te nxenit. E udheheq dhe e orjenton kete proces duke patur ne qender nxenesin. Nxit marrdhenie sociale te shendetshme ne mjedisin e te nxenit e jashte tij. Angazhon nxenesit ne kete proces permes pjesemarrjes aktive ne mesim, detyrave individuale e atyre ne grup, projekteve, aktiviteteve etj.

Mesuesi eshte figura , modeli i te cilit ndiqet ne shkolle, familje, shoqeri e komunitet.
Eshte personi me ndikime te medha ne orjentimin per te ardhmen e nxenesve te tij. Ai jep nga vetja dhe gezon per suksesin e cdo nxenesi. Mesuesi perpiqet te kuptoje dhe lehtesoje shqetesimet , propozon zgjidhje , vlereson perpjekjet e nxenesve dhe i motivon ata. Nxit vlera e besime per qytetaret e se ardhmes.

Por nga ana tjeter mesuesi ka nevoje per bashkepunimin dhe mbeshtetjen e prinderve, per keshillimet me ta.

- Advertisement -

Komunikimi korrekt do ja shtonte vlerat nje mesuesi misionar.

Po ashtu ka detyren dhe pergjegjesine e perfshirjes ne veprimtari per rritjen e tij profesionale, per angazhimin ne struktura te ndryshme ne shkolle e jashte saj, per perfshirjen ne vendimmarrjen e shkolles per ceshtje planifikimi e zbatimi.

Mbi te gjitha nje MESUES duhet te kryeje me devotshmeri misionin e tij, te punoje jo vetem me mendje por edhe me zemer.

Te nderuar kolege le ta meritojme kete emer te nderuar qe na i jep profesioni duke respektuar betimin e mesuesit!

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari nga Deçani sjell një vizion të ri shkencor në Fizikë

Shkencëtari nga Deçani, Naim Krasniqi me punë dhe banim në Francë, ka botuar librin...

Ankohen studentët për kushtet në konvikte: Ka mungesë të ujit e internetit, banjot e papastërta

Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë...

E FUNDIT: “Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit”

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave bëri publik koeficientin në vlerë të...

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...