E premte, 24 Mars, 2023

Nga Afrim Gashi: Në bazë të performancës të jetë edhe paga – klasë jo më shumë se 25 nxënës

- Advertisement1-

Arsimim jo cilësor!

Ka vite që ne si mësimdhënës marrim akuza e fyerje nga më të ndryshmet për cilësinë e dobët në arsim.

- Advertisement -

Mendimi im është që ne si mësimdhënës jemi akteri më i pafajshëm në këtë aspekt.

Faji vie nga lartë, ku për të dal nga kjo situatë, mendoj se duhet të ndërmerren këto masa:

– Të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi në mes të gjitha subjekteve politike për hartimin e një STRATEGJIE mbarë shtetërore;

- Advertisement -

– Për hartimin e kësaj strategjie: të ftohen përfaqësues/ekspert nga të gjitha subjektet politike, ekspert nga shoqëria civile, ekspert ndërkombëtar, mësimdhënës të dëshmuar etj, etj.

– Partitë politike të zotohen se: pa marrë parasysh cila parti vie në pushtet do të punoi në bazë të kësaj strategjie …

Në këtë strategji duhet të përfshihen:

- Advertisement -

– Rregullimi i infrastrukturës

– Paisja me mjete shkollore dhe teknologjike

– Korigjimet në kurrikulë/planprogram

– Korigjimi/ndryshimi i teksteve mësimore

– Ndryshimet ligjore

Kur jemi tek ndryshimet ligjore, përveç përcaktimit të kjartë për detyrat dhe përgjegjësit e punëtorve të arsimit këtu duhet të përfshihen edhe këto gjëra:

– Duhët patjetër të matet përformanca e çdo akteri por nga njerëz profesionistë;

– Në bazë të performancës të jetë edhe paga, pra jo të gjithë të kenë pagë të njejtë.

Ata që kanë performancë nën mesatare t’u jepet një mundësi që brenda një kohe të përmirësohen, në të kundërten t’u shkëputet kontrata pa ndonjë obligim ndaj tyre;

– Klasë jo më shumë se 25 nxënës

Duhet të intervenohet edhe në këto aspekte:

– Mësimdhënësit të shkarkohen nga administrata e tepërt dhe fokusin t’a kenë në arritjën e rezultateve;

– Mësimdhënësit të jenë të obliguar të ndjekun trajnime për ngritje profesionale gjatë gjithë karierës por trainime profesionale e jo sikur deri më tash;

– Bashkëpunim prind-mësimdhënës;

– Çdo shkollë psikolog;

– Vlerësimi i nxënësve të bëhet shumë i drejtë, pa anime dhe shumë strikt;

– Nxënësit nga klasa e parë e tutje nëse tregojn sukses të dobët ta përsëritin klasën;

Kur të punohet në këtë mënyrë suksesi është i garantuar!

  • Autori është mësimdhënës në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë
- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Laura Haxha inxhinierja nga Vushtrria që bën karrierë të suksesshme në Angli – punoi me avionët luftarakë

Kjo është vetëm 27 vjeçare, por njihet për aftësitë e saj në inxhinieri. Laura...

Mësuesja e vetme e shkollës me zile në dorë: Janë vetëm 10 nxënës, shkak emigrimi

Ky 7-Mars shkollat e thella malore në Kukës i ka gjetur me më pak...

Nxënësja Diella Kika nga Podujeva do ta përfaqësojë Kosovën në garat e Fizikës në Japoni

Diella Kika, nxënëse e gjimnazit "Aleksandër Xhuvani" në Podujevë është renditur e dyta në...

Nagavci: Po fuqizojmë komponentin e orientimit dhe këshillimit në karrierë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka qëndruar në Podujevë ku ka përuruar Qendrën...