E hënë, 26 Shtator, 2022

Nënshkruhet marrëveshje në vlerë 335 mijë Euro që u mundëson qindra nxënësve pjesëmarrjen në programin e skijimit

- Advertisement -
Ministria e Kulturës dhe Sportit ka zotuar mjete në vlerë prej 100 mijë eurove për Federatën e Sportit Shkollor për organizimin e garave sportive në shkollat fillore të Kosovës.
Njoftimi i plotë i Ministrisë:
Të gjithë fëmijët tanë duhet të merren aktivisht me sport.
Sot zotuam mbështetjen e radhës për sportin shkollor në Kosovë. Bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendës Ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, Rektorin e Universitetin të Prishtinës, Naser Sahiti, Dekanin e FEFS, Musa Selimi dhe Kryetarin e Federatës së Sportit Shkollor, Adrian Telaku nënshkruam marrëveshjen në vlerë 335 mijë Euro që u mundëson qindra nxënësve pjesëmarrjen në programin e skijimit gjatë këtij dimri.
Së fundmi kemi zotuar mjete në vlerë prej 100 mijë eurove për Federatën e Sportit Shkollor për organizimin e garave sportive në shkollat fillore të Kosovës. Gjithashtu, me 100 mijë Euro po mbështesim Federatën e Sporteve Universitare për organizimin e Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll gjatë vitit 2022.
Të gjithë fëmijët tanë duhet të merren aktivisht me sport. Qeveria jonë po punon intensivisht dhe po vepron konkretisht për të arritur këtë synim. Duke e masovizuar sportin shkollor e universitar, ne zbulojmë talentë, parandalojmë devijime, mbrojmë shëndetin.
Gjatë mandatit tonë, krahas rritjes së mbështetjes për sportin shkollor dhe universitar, po punojmë edhe në përmirësimin e infrastrukturës sportive, përfshi hapësirat sportive të shkollave. Bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Sportit dhe Ministrisë së Arsimit, bashkë edhe me Komitetin Olimpik të Kosovës, federatat sportive dhe komunat është parakusht i suksesit.
Sportin duhet ta bëjmë kulturë, fëmijët dhe të rinjtë tanë duhet të jetojnë me sport.
- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë nga nesër nis mësimin me orar të reduktuar të orëve

Shkolla fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet ka ndërprerë grevën, pasi që nga nesër (e...

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do të nisë sot procesin mësimor...

“Kërkesa e SBASHK-ut e arsyeshme pasi është vonuar Ligji i pagave”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kritikon qeverinë për mungesën e dialogut social me SBAShK-un. Derisa...

“Rrahman Jasharaj me i thirrë fëmijët në shkollë e mos me i lëshu në shtëpi derisa të dorëzohet Kurti”

Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka dhënë një ide jo fort të qëlluar se si mund...