E premte, 7 Tetor, 2022

Nëna e diagnostikuar me kancer, vajza e përlotur tregon dëshirën që ka / VIDEO

Dy vite më parë, jeta e Ildës dhe familjarëve të saj ndryshoi plotësisht. Vajza e saj Ersi, 12 vjeçe, rrëfeu historinë prekëse në emisionin “Më thuaj një dëshirë”.

Ilda u diagnostikua me kancer në gji në moshën 34- vjeçare dhe pas shumë seancave të kimioterapisë, i ranë flokët.

- Advertisement -

Me lot në sy, Ersi tregoi se dëshironte që mami i saj të kishte flokë si më parë.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo dhimbje, Ilda është përballur edhe më një dramë tjetër në jetë, humbjen e vëllait 25-vjeçar, emrin e të cilit sot e mban Ersi.

“Më thuaj një dëshirë” i realizoi dëshirën Ersit, e cila pasi e pa të ëmën me extensions u emocionua dhe i dha këtë mesazh; “Ti je luftëtare, Zoti sprovon njerëzit e fortë! Nuk dua që të qash më!”

- Advertisement -

 

Një set fotografik dhe një aparat i dhuruar që nënë e bijë të fiskojnë kujtimet më të bukura në vazhdim, përmbyllën një ndër dëshirat më emocionuese të episodit të sotëm të “Më thuaj një dëshirë”. /topchannel/

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...