E shtunë, 25 Qershor, 2022

“Ne nuk kemi asnjëherë pushim, mësuesi duhet të duroj fyerjet ndoshta edhe dhunën e nxënësve”

- Advertisement -

Nga Hatixhe Dreshaj:

Jam mendu gjatë për me shkru për arsimin edhe para protestës, për problemet e shumta që i ka ,për vështirësitë që ballafaqohet çdo ditë,për sulmet që i përjeton,nga më të ndryshmet.Arsimi është një sektor shumë i rëndësishëm që nuk duhet anashkaluar.Kush më mirë se ne punëtorët e arsimit nuk i din këto probleme që vetëm ne mundohem t’i tejkalojmë dhe sado pak të i zgjidhim.

- Advertisement -

Nuk e kemi të lehtë aspak.Në fillim i potencova sulmet,sulme që vijnë nga gjithkush.Fjalët e para nga ata gjithkush janë:u kënaqët pushim,po i mbani 3-4 orë,po i mësoni fort,shihni rezultatet e PISA-s, rrogën e keni 500 euro, ish dashtë me u ba veç mësues e tjera e tjera.

Shumica e “sulmuesve”nëse mund t’i quaj, nuk e dijnë apo nuk duan ta dijnë se të punosh në arsim, përveç se është një profesion i shenjtë dhe i shtrenjtë, nuk është aspak e lehtë.Ne nuk kemi asnjëherë pushim,përveç planeve ditore,javore, ne duhet përgatitë për çdo ditë për ditën e nesërme nëse duam të jemi të suksesshëm bashkë me nxënësit.

Duhet të kemi qasje në internet apo literaturë shtesë për t’i shtuar njohuritë që shpesh janë të mangëta në tekstet tona shkollore.

- Advertisement -

Tërë kësaj i shtojmë mos-interesimin e nxënësve për mësim,sado që ne mësuesit mundohem t’ju ofrojmë njohuri që janë me plan-program shkollor,mjetet e konkretizimit mungojnë tërësisht që nxënësve t’u bëhet mësimi më atraktiv.

Në vazhdën e shumë të këqijave që po ndodhin në arsim janë sjelljet e këqija të nxënësve,falë të disa politikave të mbrapshta që nxënësi duhet të jetë i lirë, tê bëjë çka të dojë që në fund të përdor edhe dhunë.

A mësuesi duhet ta duroj zhurmën,fyerjet ndoshta edhe dhunën. Kjo që vetëm një pjesë e realitetit që ka arsimi në Kosovë se për të tjera u thanë sot në protestën legjitime që e organizoj SBASHKU,i cili pati kërkesa të drejta.

- Advertisement -

Share

spot_img
spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Shyqëri Obërtinca: Puna e policisë nuk është bastisja e nxënësve nëpër klasa

Autor: Shyqëri Obërtinca Dhuna në shkollat e Kosovës Te nderuar, kolege, mesimdhenes, prinder dhe ju perfaqesues...

Kush i kontrollon thikat në shkolla?

Besim Hyseni nuk dëshiron të flasë shumë për humbjen e djalit, por thotë se...

Akuza: Qeveria Kurti e ka kap UP-në

Senati i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur të premten pesë anëtarët e Këshillit Drejtues...

Prindërit kërkojnë që mësueses së shkollës fillore “Selami Hallaçi”, në Gjilan t’i vazhdohet kontrata e punës

Këshilli i Prindërve të klasës së tretë të shkollës fillore (SHFMU) “Selami Hallaçi”, në...