E premte, 24 Mars, 2023

Në një rajon të Indisë, prindi me më shumë fëmijë do të merr një shumë të majme parash dhe një trofe

- Advertisement1-

Një ministër në Mizoram të Indisë, ka propozuar një shpërblim parash për prindin që ka më shumë fëmijë.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Robert Romawia Royte i cili ka thënë se prindi me më shumë fëmijë do të duhej të shpërblehej me para në vlerë rreth 1350 dollarë.

- Advertisement -

Ai deklaroi se ka marrë vendimin për të stimuluar rritjen e popullsisë në mesin e komuniteteve Mizo, të cilat janë demografikisht të vogla.

Ministri gjithashtu përmendi që fituesi do të merrte një diplomë dhe një trofe.

Sidoqoftë nuk është përmendur se cili duhet të ishte numri minimal i fëmijëve.

- Advertisement -

Njoftimi u bë në një kohë kur disa qeveri të shteteve indiane po bëjnë presion për kontrollin e popullsisë.

Popullsia e Mizoram ishte 1,091,014, sipas regjistrimit të vitit 2011. Shteti mbulon një sipërfaqe prej afërsisht 21,087 kilometra katrorë.

Me vetëm 52 persona për kilometër katror, Mizoram ka dendësinë e dytë më të ulët të popullsisë në vend pranë Arunachal Pradesh, i cili ka një dendësi popullsie prej 17 personash për km katrorë. Mesatarja kombëtare është 382 për km katrorë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...